Shenjat që tregojnë se keni takuar partnerin ideal

Shenjat që tregojnë se keni takuar partnerin ideal

Foto ilustruese

“Njeriu i duhur, por në kohën e gabuar”, është shpesh situata me të cilën përballen shumica e njerëzve në ditët e sotme. Ata që jetojnë një marrëdhënie të lumtur në dashuri pyeten, se si e kanë kuptuar që partnerja/i ishte në kohën e duhur dhe për këtë ka disa shenja dalluese.

Çdo njeri ka idenë e tij në kokë për lidhjen e përsosur. Dikush mund të ketë qenë i frymëzuar nga një film romantik dhe dikush tjetër mund të frymëzohet nga një libër, por ëndrra që të gjithë kanë në fund është që t’i bëjnë këto histori dashurie të bëhen të vërteta.

Por çfarë presupozohet të bëni, kur nuk jeni ende të qartë të kuptoni se partneri juaj është një person i vërtetë, i përsosur, fiks në kohën e duhur dhe jo një karakter nga një libër që mund të prezantojë një histori të viteve 1940.

Përveç momentit që përkon me dëshirën, një marrëdhënie duhet të shtojë vlerën në jetën tuaj dhe t’ju lejojë të jeni versioni më i vërtetë i vetes.

Këtu janë disa shenja që tregojnë se keni takuar partneren/in ideal:

Nxjerr në pah më të mirën tënde

Partneri juaj duket se ju nxjerr më të mirën nga vetja juaj. Kur jeni me të, mos u shtir se je më i/e mirë nga çfarë je në realitet. Esenca juaj e vërtetë duket se rrjedh natyrshëm: nuk duhet të mendosh aq shumë për atë që do të thoni apo si do të veproni. Së bashku ju plotësoni njëri-tjetrin.

Të pëlqen shoqëria me të

Mund të shtriheni në shtrat duke biseduar me të për orë e orë dhe kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Nuk ka rëndësi se çfarë bëni së bashku. Ju pëlqen gjithmonë shoqëria me të.

Ndihesh i dëgjuar dhe i kuptuar

Në jetë, të gjithë duam të ndihemi sikur i përkasim dikujt dhe se ky dikush i kupton mendimet që zënë mendjet tona. Me partnerin tuaj, gjithçka ndodh natyrshëm. Kur flisni, lini gjithçka për t’u dëgjuar, sepse ajo që ju thoni është e rëndësishme. Nuk dëgjon vetëm për t’iu përgjigjur, por ai e bën këtë për t’ju kuptuar. Nuk duhet të qëndroni pas, por ke gjithmonë vëmendjen e partnerit dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni mirë.

Partneri juaj ju bën t’ju vijë dëshira të përmirësoheni

Ndërsa partneri nuk dëshiron të ndryshojë asgjë nga ty, në praninë e tij ju dëshironi të përmirësoni vazhdimisht veten. Për shembull: ti doni të marrësh pjesë në një maratonë dhe ai do t’ju ndihmojë ta arrini këtë qëllim. Është tifozi juaj numër 1!

Duan t’ju bëjnë të buzëqeshni

Me siguri që do të bëjë gjithçka për t’ju bërë të buzëqeshni, ai dëshiron t’ju shohë të lumtur dhe buzëqeshja juaj do ta mbushë me gëzim.

Partneri juaj e vë re kur jeni të zemëruar

Për shkak se të dy jeni kaq të lidhur, partneri juaj do të vërejë lehtësisht kur disa mendime e turbullojnë mendjen tuaj. Ai nuk do të hezitojë t’ju pyesë se çfarë është e gabuar, dhe do të jetë një shpatull për të qarë kur të keni nevojë për të.

Bashkëpunoni në menaxhimin e shtëpisë

Partneri më i mirë i të gjitha kohërave natyrisht do t’ju konsiderojë si të barabartë. Prandaj, do të jetë i lumtur të ndajë detyrat e shtëpisë, sepse ai nuk dëshiron t’ju mbingarkojë dhe stresojë.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)