Në Premier League Liverpool pëson një humbje surprizë në ndeshjen e fundit të javës së 24-të në Uells. Vendasit e Swansea mposhtën të besuarit e Jurgen Klop 1-0 falë një goli të shënuar në pjesën e parë nga Mawson. Në fraksionin e dytë Salah me shokë provuan të paktën për të barazuar por nuk ia arritën dot. Swansea i vendit të fundit mundi Liverpool në Monday Night.
Ndërkaq sa i përket merkatos dy lëvizje të rëndësishme u bënë në Premier League gjatë ditës së djeshme. Ashtu siç pritej kiliani Alexis Sanchez ka kaluar nga Arsenali tek Manchester United ku do mbajë fanellën me numrin 7-të.
Në intervistën e tij të parë si lojtar i United Sanchez ka thënë se që kur ishte i vogël ëndrra e tij ishte që të luante tek Manchesteri. Ndërsa nga United tek Arsenal ka kaluar armeni Henrik Mkhitaryan i cili deklaron se kalimi tek topçinjtë është një ëndërr e bërë realitet.
d.c./shqiptarja.com












