MJANMAR – 110 të vdekur dhe 100 të zhdukur pas rrëshqitjeve të tokës

/ATSH-DPA/ - Të paktën 110 persona humbën jetën pas një rrëshqitjeje toke pranë një miniere në veri të Mjanmarit, ndërkohë që 100 të tjerë rezultojnë të humbur, thanë sot zyrtarë përgjegjës.
"Kemi gjetur trupat e pajetë të 110 personave, por sipas banorëve lokalë 100 të tjerë rezultojnë të zhdukur", tha kryetari i bashkisë së Hpakantit, Tint Swe Myint.
"Nuk kemi të dhëna për numrin e saktë të banorëve në zonë. Shumica janë migrantë dhe jetojnë në kapanonet e kompanive minerare", shtoi ai.
Rrëshqitjet e tokës janë një fenomen i zakonshëm në Hpakant, ku ndodhen 90 për qind e rezervave botërore të nefritit.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai