KORÇË- Korça është përfshirë nga mjegulla e dendur pasditen e kësaj të mërkure.
Mjegulla ka krijuar vështirësi në lëvizje sidomos në akset nacionale, Korçë-Pogradec dhe Korçë-Devoll ku për shkak të saj shoferët janë detyruar të ulin shpejtësinë.
Mjegulla ka qenë prezente që në orët e para të mëngjesit të sotëm, por pasdite ka rënë më shumë duke krijuar edhe problematikat e para në qarkullim.
Fushëpamja për drejtuesit e mjeteve nuk është shumë e qartë dhe policia iu bën thirrje për të treguar sa më shumë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të ulin shpejtësinë.
E ndërsa mjegulla ka pushtuar gjithë qarkun juglindor, temperaturat kanë zbritur deri në 4 gradë celcius.