TIRANE- Mjegulla e dendur krijon vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore në zonat malore të vendit. Nisur nga kjo situatë, Drejtoria e Policisë Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre me automjete në akset rrugore në qarkun e Kukësit, si dhe në qytetin e Korçës dhe rrethinat e tij. Mjegulla e vazhdueshme dhe pamjes së kufizuar, sipas policisë rrezikon të kthehet nëburim aksidentesh.
 
“Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve të respektojnë normat e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdesin e duhur në përdorimin e sistemit pamor gjatë lëvizjes në këto akse rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve, të cilat kanë pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë Rrugore.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)