Mëngjesin e kësaj të diele (13 dhjetor), rrethi i Krujës është mbuluar nga mjegulla.
Edhe autostrada nga Kamza deri në Mamurras dhe rruga në drejtim të Vorës është mbuluar nga mjegulla.
Ajo ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë dhe duhet kujdes nga ana e drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë nga veriu në drejtim të kryeqytetit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Deri tani fatmirësisht nuk janë regjistruar aksidente pasi shpejtësia me të cilën lëvizin shofrët është nën normën e lejuar.
E.M./Shqiptarja.comKomente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)