Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, qyteti i Kukësit është përfshirë nga mjegulla e dendur.

Kjo ka sjellë mjaft problematika, sidomos në qarkullimin e makinave.

Dendësia më e madhe është në ultësirën e Kukësit për shkak të hapësirës së ujërave të liqenit të Fierzës e që përshkon rrugën e Kombit.

Në kushtet e pamjes së kufizuar, drejtuesit e mjeteve po tregojnë kujdes dhe po ecin me shpejtësi të reduktuar.

Marrë në konsideratë situatën e koronavirusit, këshillohet kufizimi i lëvizjeve përgjatë orëve ku ka prani mjegulle për të shmangur edhe problematikat e të sëmurëve kronikë dhe në rrugët e frymëmarrjes.