Mjekët japin alarmin: Mos e
përdorni kurrë celularin në shtrat

Mjekët japin alarmin: Mos e<br />përdorni kurrë celularin në shtrat
Janë të njohura tashmë efektet anësore të përdorimit të tepërtë të telefonit celular. Që nga rreziqet shëndetësore për shkak të rrezatimit që lëshojnë prej valëve, dhe deri tek aksidentet e rënda rrugore, si rrjedhojë e përdorimit të celularit.
 
Por mjekët japin alarmin sa i takon problemeve shëndetësore që shkakton ekrani i celularit. Sipas tyre, përdorimi i telefonit në errësirë, ndërsa jeni shtrirë mund të sjellë pasoja fatale për sytë.
 
Dy femra në Angli, janë verbuar përkohësisht ndërsa shikonin telefonin e tyre menjërin sy në gjendje të shtrirë anash, pasi syri tjetër mbulohej nga jastëku. Mjekët kanë paralajmëruar për fenomenin e pazakontë i cili mund të prekë të gjithë.
 
Ata këshillojnë se duhet të shohim telefonin me të dy sytë. Gazeta për Mjekësinë, “News England”, ka shkruar për rastin e dy grave të moshës 20 dhe 40 vjeç, të cilat kanë përjetuar verbëri të përkohshme nga përdorimi i telefonit në gjendje të shtrirë.
 
Ato janë ankuar se kanë përjetuar episode të humbjes së shikimit për rreth 15 minuta. Gratë po i nënshtrohen testeve të ndryshme mjekësore si dhe skanimeve të syrit. Megjithatë, mjekët nuk kanë gjetur asnjë problem të vetë syrit.
 
Por, disa minuta pasi okulisti po ecte drejt zyrës së tij, gjeti misterin. Ai thjesht i pyeti se çfarë po bënin në momentin që shikimi është zhdukur.
 
Doktor Gordon Plant nga Londra, tha se “të dyja gratë zakonisht kanë shikuar telefonin vetëm me një sy, ndërkohë që syri tjetër është mbuluar nga jastëku”. Ai dyshon se shumë përdorues të telefonave do të përjetojnë fenomenin.
 
Dr Rahul Khurana, një zëdhënës i Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë, e quajti hipotezën e Doktor Gordon: “Interesante, megjithëse duhet të vërtetohet 100 % nëse faktorë të tjerë nuk kanë ndikuar tek dy gratë”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës