Mjekët: Pacientët na
i japin lekët me dëshirë
Kardiologjia 48-vjeçare Silvana Menaj dhe laborantja 46-vjeçare, Dhurata Trako janë arrestuar dje nga policia e Tiranës, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën merrnin ryshfete nga pacientët. Mësohet se ata merrnin 2-3 mijë lekë të reja për një EKG zemre, nuk i regjistronin pacientët në shtrim dhe shmangnin laboratorin e analizave në QSUT duke i referuar në privat.
TIRANE - Lajmi për arrestimin e dy bluzave të bardha është marrë vesh thuajse në të gjitha pavijonet e Qendrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza” dhe është bërë menjëherë biseda e ditës. Sapo u themi se jemi nga gazeta mjekët na shmangen menjëherë dhe askush nuk do të na flasë. Na duhet pak kohë t’i bindim dhe t’u shpjegojmë se ajo që na intereson në fakt është të dimë se si ndihen pas ngjarjeve të tilla dhe a është e vërtetë që mjekët nuk të ofrojnë asnjë shërbim po nuk u dhe më parë para. Vetëm pas kësaj ata fillojnë të bëjnë një bisedë të çlirët dhe tregojnë të gjithë pasigurinë që kanë. “Është e turpshme të arrestosh një mjek sikur të ishte kriminel. Kjo gjë vetëm në vendin tonë ndodh, dhe këtu nuk ka askush që të mbron. Ajo zonja që arrestuan sot është një mjeke e nderuar që punon për vite të tëra këtu dhe tani ia hedhin në erë të gjithë karrierën. Dhe kjo është absurde. Unë jam e bindur që kjo bëhet për bujë, që gjasme policia po punon dhe pasi të bëjnë procedurat rutinë ata të dyja do dalin të pafajshme, por problemi është se ata tani ata kanë një njollë në biografinë e tyre profesionale. Nuk është e mundur të punohet në këtë mënyrë. Sot jemi nën një stres të jashtëzakonshëm”, - na thotë njëra prej kolegeve të doktoreshë Silvana Menajt. Ndërkohë që një tjetër mjek i këtij shërbimi kërkon që urdhrat profesionalë të ngrenë zërin, siç pranon që herë pas herë edhe marrin ndonjë dhuratë nga pacientët. “Urdhri i Mjekut”, duhet të ngrejë zërin, pasi arrestimi i mjekëve është bërë një shumë normale. Sa herë policia s’ka kë arreston, kalon në QSUT. Dhe ky është skandal. Dhe nëse marrim ndonjë gjë, nuk është se ua kërkojmë vetë apo i detyrojmë, por pacientët na i japin në shenjë mirënjohjeje për shërbimin që u bëjmë. Ka njerëz që çfarë nuk do të jepnin që i afërmi i tyre të shpëtojë dhe na japin ndonjë gjë të vogël. Dhe sigurisht që ne i pranojmë. Por askush nuk kujtohet të flasë për kushtet në të cilat ne punojmë, pa ilaçe, me shumë mungesa”, - na thotë një tjetër mjek i kardiologjisë. Mjekët thonë se midis tyre mund të ketë edhe individë që abuzojnë, por kjo nuk do të thotë se të gjithë e kanë kthyer profesionin e mjekut në biznes. Ata shprehen se në vend që të bëjë arrestime për 3 mijë lekë, qeveria është mirë që të ndërmarrë reforma radikale në sektorin publik të shëndetësisë, duke filluar që nga godinat, aparaturat, ilaçet e deri tek pagat e mjekëve. “Pasi të na sigurojë të gjitha mjetet dhe kushtet e duhura për të ushtruar profesionin, atëherë kanë të drejtë, jo të na kërkojnë llogari, por të na shkulin dhëmbët”, - thonë mjekët.
(ek/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.8%
-
Të gabuar
56.2%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 121
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen
23 Janar, 22:11
-
Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King
23 Janar, 22:02
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë
23 Janar, 21:20
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Fushë-Arrëz/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
23 Janar, 20:20