VJENË, 14 tetor /ATSH-AFP/ - Intelekti i njeriut është më pak i lidhur me madhësinë e trurit me mënyrën me të cilën ky i fundit është i strukturuar, konkludon një studim ndërkombëtar shkencor, i koordinuar nga Universiteti i Vjenës.
"Sipas konkluzioneve të këtij studimi shkencëtarët deri më tani kanë mbivlerësuar lidhjen e supozuar midis madhësisë së trurit dhe performancës intelektuale të qënies humane", shpjegoi sot Jacob Pietschnig, shkencëtar në Universitetin e Vjenës.
"Shumë më e rëndësishme në lidhje me nivelin e inteligjencës shfaqet nga ana tjetër (pjesa e jashtme e kores së trurit, e trurit të mesëm dhe e trurit të vogël) si dhe lidhja e mirë e lëndës së bardhë dhe e materies gri shumë më e rëndësishme sesa vetë madhësia e masës cerebrale", vijon ai.
Pietschnig dhe ekipi i tij i punës kanë sintetizuar 88 studime për këtë temë duke ekzaminuar më shumë se 8 000 raste për publikimin e rezultateve të tyre vetëm javën e fundit në revistën "Neuroscience & Biobehavioral Reviews"./