Policia ka shoqëruar mbrëmjen e sotme disa vajza të mbuluara me shami dhe një të moshuar që protestonin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Vajzat dëgjohen teksa bëjnë rezistencë duke thënë “mos më prek me dorë” dhe “jam në trotuar”.

Në një moment, shihen protestuesit e tjerë që i dalin përpara furgonit të policisë dhe mundohen ta bllokojnë duke u përplasur me efektivët.


Lajmi kryesor:

Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar, disa të shoqëruar (VIDEO)