Kandidatja demokrate Hillary Clinton është në kushte të mira shëndetësore çka i lejon të jetë qetësisht president e SHBA-ës. Është ky konfirmimi që vjen nga mjeku i ish sekretares e cila bëri publike kartelën mjekësore të saj pas diagnostifikimi me pneumoni në 15 vjetorin e sulmeve terroriste.
“Kandidatja demokrate 68 vjec është e shëndetshme për të pëmbushur detyrën e saj dhe po e merr veten nga pnemunonia e lehtë.Gjendja fizike është normale ndërsa ajo psikike e shkëlqyer” shkruan mjekja Bardack.
Por edhe pse i është dhënë pushim, ish-sekretarja ditën e sotme i rikthehet fushatës.Publikimi i informacioneve rreth shëndetit të kandidates ishte e nevojshme pas ngjarjeve të shënuara në Gound Zero dhe polemikave për mungesën e transparencës sa i përket sëmundjes së Clinton. Edhe kartela klinike e kandidatit republikan Trump do të bëhet shumë shpejt publike por zërat e parë flasin se 70 vjeçari është duke marrë antibiotikë për të ulur nivelin e kolesterolit.
Edhe pse deri më tani ,Trump i ka uruar shërim të shpejt rivales së tij, ai nuk i ndal sulmet politike duke e vënë gishtin në mungesën e transparencës dhe duke pyetur nëse Hillary Clinton është në gjendje të qëndrojë në këmbë.
Në 8 nëntor sHBA do të zgjedhë pasardhësin e presidentit Obama dhe në garë janë ish sekretarja Clinton dhe manjati i pasurive të patundshme Trump të cilët janë përfshirë në një nga fushatat më interesante të historisë amerikane.
Mediat amerikane shkruajnë se të dy kandidatët presidencialë, mes më të moshuarve që kanë garuar për këtë post, kanë qenë në presion të madh për të publikuar dosjet e tyre shëndetësore. Që prej të dielës së shkuar, kur 68-vjeçarja Clinton u ndje keq në publik, çështjet shëndetësore të kandidatëve kanë dominuar fushatën elektorale.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
50%
-
Jashtë
16.7%
-
Nuk lëviz
33.3%
Vota total: 150
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit
6 Gusht, 22:34
-
Vlerat ushqyese të frutave të pyllit
6 Gusht, 22:34
-
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara? Si u përgjigjen qytetarët në sondazhin e Shqiptarja.com
6 Gusht, 22:19
-
VIDEO/ Ilir Meta kërcen zbathur në natyrë ‘Vallen e Tropojës’
6 Gusht, 22:06
-
Dibër/ Zjarr i madh përfshin disa hektarë në Zerqan, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)
6 Gusht, 21:58
-
OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit
6 Gusht, 21:51
-
Farmacitë drejt monopolit
6 Gusht, 21:31
-
Fitoi zgjedhjet në Himarë, Vangjel Tavo mesazh falenderimi për votuesit dhe mbështetësit: Jeni shtysë për të shërbyer më shumë
6 Gusht, 21:22
-
Si lindi “lufta” midis Kate dhe Megan?
6 Gusht, 21:13
-
Rrahja e personazhit të Tik Tok-ut, policia në Kosovë shpall në kërkim Stresin
6 Gusht, 21:04
-
Ledri Vula në gjendje jo të mirë shëndetësore: Do kthehem së shpejti
6 Gusht, 20:56
-
Gjirokastër/ Fushat e fshatit Shtëpëz përfshihen nga flakët, në vendngjarje zjarrfikësit! U rrezikua një bujtinë
6 Gusht, 20:41