DURRËS- Mjekët dhe personeli mbështetës i Drejtorisë së Shëndetit në Durrës kanë protestuar mëngjesin e së mërkurës para institucionit. Ata kërkojnë shpërblim në bazë të vendimit të qeverisë për mjekët e vijës së parë në luftën anti-Covid. Po kështu shprehen se nuk janë paguar as për orët shtesë, gjatë kohës së tërmetit.
"Nga 26 nëntori deri më tani janë të gjitha ditët e pushimit, ditët e festave që nuk janë marrë dhe orët jashtë orarit. Përveç këtyre edhe këta të COVID-it, që kanë punuar më parë që duhet të merrnin shpërblimin s'e kanë marrë. Shërbimi epidemiologjisë dhe laboratori mikrobiologjik e kanë të cilësuar nga kryeministri që duhet të përfitojnë se janë gjithë ditët në vijën e parë me koronavirusin", tha Zija Alhysa kreu i sindikatës së shëndetësisë.
Kreu i sindikatës, tha se drejtoresha Aurora Hyka ka bërë diferencime në trajtimin financiar të personelit në Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë së Durrësit. "Nuk zbatohet asnjë urdhër e ministres nga drejtoresha jonë, u bë lista, u bë e fshehtë, lista që kanë marrë shpërblim është bërë e fshehtë pa marr vesh asnjë njeri, nuk na bëhet me dije fare, as nuk e dimë se kush e kanë marrë", shtoi ai. Shqetësim për situatën e krijuar shprehu dhe mjeku epidemiolog, Nestor Memsuri.
"Kemi dalë për mos organizim të punë, mos respektim të etikës dhe punës", tha Nestor Memsuri, mjek.
Mjekët epidemiologë të Durrësit janë në vijën e parë të frontit të luftës anticovid. Ata kanë marrë dhe analizuar rreth 2 mijë tamponë deri më tani si dhe kanë mbikëqyrur të karantinuarit në hotele. Megjithatë, theksojmë se në sqarimin që kryeministri Edi Rama u bëri mjekëve të Lezhës, të cilët njëjtë si në Durrës dolën në protestë për shpërblim, ai ka thënë se u referohet vetëm bluzave të bardha në dy spitale COVID, te Infektivi dhe "Shefqet Ndroqi". Gjithashtu përfitojnë vetëm mjekët dhe infermierët që shkojnë për vendosjen e tamponëve që marrin analizat tek zona e blinduar e infektivit, sanitarët dhe shoferët e ambulancave.
Do ta bejne marrveshjen qe te ruajne pasurite qe kane marr “hua” nga shqiperia. E jo nga xhepat e shqiptareve, se na keqkupton Mona.
Përgjigju