Spitali Pediatrik Bambino GesùItali ka kryer me sukses transplantimin e palcës te një fëmijë 6 vjeçarë me leuçemi limfoblastike akute.

Fëmija gjithashtu ishte testuar pozitiv me infeksionin e koronavirusit, së bashku me nënën dhe babanë e tij.

Autoritetet e spitalit Bambino Gesù thanë se "për të ndihmuar në eliminimin e koronavirusit, fëmija ishte shtruar në spital CovidPalidoro dhe i ishte nënshtruar trajtimit plazmatik të marrë nga një subjekt i rikuperuar nga infeksioni viral.

Fëmija tani është mirë, nuk ka pasur ndonjë komplikacion dhe do t'i nënshtrohet kontrolleve normale pas transplantimit.