TIRANE- Mjekët e politraumës së spitalit Ushtarak duan që të zhvishen nga gradat ushtarake që ata mbajnë. Kjo pasi sipas tyre, pas vendimit për kalimin e këtij shërbimi nën varësinë e ministrisë së Shëndetësisë, ka nisur puna për ristrukturimin e saj dhe krijimin e organikave të reja. Disa prej tyre do të qëndrojnë nën varësinë e ministrisë së Mbrojtjes për spitalin fushor që do të ngrihet në Zallherr, ndërsa pjesa tjetër është në dilemë, për shkak se ata kanë grada ushtarakësh dhe nuk mund t'i atashohen spitalit civil, pasi pagat e tyre ndryshojnë edhe në varësi të gradave që ata kanë. Pikërisht për këtë arsye, ata na thonë se po shikojnë mundësinë që të bëjnë kërkesë për lënien e gradave ushtarake dhe kështu të kalojnë nën varësinë e ministrisë së Shëndetësisë.
"Këtu është çdo gjë në kaos, - na thotë njëri nga mjekët e shërbimit të politraumës. - Po bëhen gati strukturat e reja, dhe me sa duket për ne ushtarakët nuk ka shumë vend. Vetëm një pjesë e vogël do të kenë mundësi të punojnë pranë spitalit fushor që flitet se do të ngrihet në Zallherr. Pikërisht për këtë arsye, unë, si dhe shumë kolegë të mi që kemi grada ushtarakësh do të bëjmë një kërkesë në ministrinë e Mbrojtjes që të zhvishemi nga këto grada dhe të kalojmë civilë. Në këtë mënyrë do të kemi mundësi të jemi pjesë e strukturave të reja që ministria e Shëndetësisë do të aplikojë për shërbimin e politraumës", - na thonë mjekët e këtij spitali. Sipas tyre, në varësi të gradës ushtarake që ata kanë do të kenë edhe një humbje page nëse heqin dorë nga grda, që është e ndryshme, në varësi të gradës që kanë, por sipas tyre kjo është më mirë se sa të mbeten pa punë. Sipas tyre në këtë spital janë rreth 75 mjekë me grada ushtarakësh dhe rreth 150 personel ndihmës.
VARESIA
Mjekët e këtij spitali nuk janë shumë optimistë as për kalimin nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas tyre, një ndër shkaqet që ky spital po vuan sot mungesat e mëdha është edhe ministria e Shëndetësisë. Kjo, pasi sipas tyre, në bazë të marrëveshjes që kanë pasur këto dy dikastere, ministria e Shëndetësisë, duhet të jepte një pjesë të konsiderueshme fondesh në bazë materiale për Ushtarakun, gjë që nuk e ka bërë prej shumë vitesh. "Ta zëmë urgjencën, e ka dy ditë Ushtaraku dhe një ditë civili, që nënkupton që dy ditë duhet ta furnizojë me medikamente ushtaraku dhe një ditë civili, por prej kohësh ministria e Shëndetësisë nuk sjell asgjë në këtë spital", - na thonë mjekët e Ushtarakut.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com