VLORE - Prej 22 vitesh është i diagnostikuar si i paaftë mendërisht, teksa për këtë ai merrte kemp, por vjen një ditë që mjekët ia heqin këtë të fundit me pretendimin së është i aftë të ruajë pulat e nënës së tij, gjë nga e cila familja, mund të sigurojë të ardhura.

Personazh i kësaj historie është 30 vjeçari, Fatmir Mukaj, nga fshati Shkozë i Vlorës, i cili prej pak kohësh ka humbur edhe kempin. Sipas mjekëve ai tani vuan vetëm nga një prapambetje e lehtë mendore, duke u përjashtuar në këtë mënyrë nga skema e përfitimit, siç e tregojnë edhe këto dokumente.

Ky fakt ka ndikuar në ekonominë e brishtë të familjes tij, teksa e ëma 70 vjeçare, Fatime Muka rrëfen se e ka të pamundur që familja e saj të mbijetojë vetëm me pensionin prej 14 lekësh të reja.

"Djali ka marrë që në moshën 8 vjeç, e dërgova në shkollë 7 vjeç nuk mësoi. Më pas nuk ma pranuan dhe pas taj e mbajta në shtëpi. Që në kohën e Enverit është shpallur si i paaftë mendërisht." tregon ajo

e moshuara
(Në foto: Fatime Muka, e ëma e 30 vjeçarit të sëmurë mendor, gjatë intervistës për A1 Report)

Ndërkohë edhe krerët e komunës Sevaster të kontakuar në telefon nga televizoni A1 Report, konfirmojnë faktin se 30 vjeçari është i paaftë mendërisht. E mbetur në udhëkryq familja i drejtohet medias për këtë problem me shpresën se instancat përkatëse do ndërhyjnë për zgjidhjen e këtij problemi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)