“Pas konsultave që patëm me Dr Arben Rrugia drejtor i maternitetit ‘Koço Gliozheni’ e vemja zgjidhje ishte dërgimi i Arlit jashtë Shqipërisë për këtë operacion i cili kushtonte 70.000 euro të cilat nuk i kisha por u vura në lëvizje për të shitur shtëpinë e të realizoja operacionin e djalit. Koha nuk premtonte pasi duhej ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale. Dërgimi me urgjencë i Arlit në Itali u bë falë Dr. Benit i cili kërkoi ndihmë dhe ia prezantoi problemin profesori Claudio Taglia e cili organizoi kontrollin e parë në poliklinikën Umberto Primo të Romës.
Operacioni që zgjati 6 orë u krye të dielën nga kirurgu Profesor Piero Cascone dhe ekipi i tij në poliklinikën Umberto Primo Università la Sapienza në Romë” tregon babai i fëmijës. Ardiani mes lotëve tregon se mjekët italian bënë mrekullinë me atë ndërhyrje kirurgjikale që i shpëtoi jetën Arlit i cili ndodhet në reanimacion.
“Nëse nuk do të ishte ndërhyrja e Dr. Arben Rrugisë përmes telefonatave me kolegët Italian atëherë jeta e djalit tim do të ishte tejet e rrezikuar” thotë Ardiani babai fëmijës.
Kontaktuar nga Report Tv Arben Rrugia drejtor i maternitetit Koco Gliozheni nuk pranoi të komentoi këtë rast por tha se: “Unë bëra atë gjë që duhet të bëjë secili nga ne”. Rasti i Arlit është një histori e cila nxjerr në pah faktin se nëse ka vullnet, bashkëpunim mes mjekësh, zgjidhjet nuk mungojnë edhe atëherë kur ndërhyrja nuk është e mundur në Shqipëri.
Dr Arben Rrugia
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com












