Mjekët pro protestave, por në distancë, Gjata: Jemi në shifrat e një skenari pozitiv

Në fazën e rihapjes nuk janë të ndaluara protestat por duhet të organizohen ndryshe. Këshilla vjen nga shefi i kirurgjisë në QSUT,  Arben Gjata, në një intervistë për Report Tv ai nënvizon se distancimi social duhet të vazhdojë pavarësisht se sot të gjithë po i  rikthehen normalitetit.

Nuk është kjo mënyra e duhur e të protestuarit në kohën e koronavirusit. Bluzat e bardha këshillojnë të zbatoni distancimin social.

“Gjithçka duket mbas dy javësh. Protesta hyjnë tek të drejtat e njeriut, qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. Unë do të rekomandoja se nëse do të protestojnë, edhe në protest ju lutemi që të ruani distancimin social. Protestat janë të shëndetshme për shoqërinë, por në periudhë covidi nëse nuk ruajmë distancimin mund të kthehen në problem”, u shpreh Arben Gjata.

Faza e rihapjes ka përfshirë edhe sistemin shëndetësor. Këtë javë kanë nisur operacionet e planifikuara por kjo nuk do të thotë kthimin në normalitet.

“Kemi filluar vetëm me operacionet e patologjive malinje, për të ruajtur një numër më të ulët operacionesh në mënyrë që të sigurohet distancimi social për këta pacientë. Besoj se nga java qe vjen do hapet e gjithë kirurgjia, mund të fillojmë të bëjmë dhe operacione të tjera të panifikuara përvec operacioneve malinje. E kemi reduktuar në maksimum qëndrimin e familjarëve brenda ambjenteve të spitalit, vetëm në raste shumë të rënda që kanë nevojë patjetër për asistencën e familjarit”, tha Gjata.

Për çdo pacient bëhet një vlerësim paraprak për të pare nëse ka shenja covid dhe m  pas vijohet me masat e duhura. Edhe këtë javë urgjencat kirugjikale do vijojnë tek spitali Universitar i Traumës e më pas do të behet një vlerësim.

Faza e rihapjes nënkupton më shumë liri për qytetarët, por për shefin e shërbimit të kirurgjisë së përgjithshme dhe degjistive në QSUT, Arben Gjata është edhe një fazë e rrezikshme. Qytetarët duhet të tregojnë shumë kujdes pasi në fund të vjeshtës,  mund të kemi një riaktivizim të virusit.

“Jemi në fazën e dytë dhe është fazë e rrezikshme sepse është faza e hapjes. Faza e hapjes në mënyrë psikologjike dhe të natyrshme, njërëzit që kanë ndejtur për një kohë të gjatë me kufizim të lëvizjes, në shtëpi etj është sikur fiton lirinë edhe njëherë. Duhet të tregojmë po të njëjtin kujdes. Duhet ta mendojmë sikur covidin e kemi të pranishëm. Faza tjetër është rreziku me shpërthimin e virozave  në sezonin fund vjeshte filllim dimri të vitit tjetër dhe në këtë rast mund të kemi rrezikun e riaktivizimit të covidit. Shpresojmë që deri atëhere covidi të vazhdojë të zbutet, sic duket klinikish është duke u zbutur, të paktën në Shqipëri”, shpjegoi shefi i kirurgjisë.

Për Arben Gjatën testimi me tampon ka dhënë rezultate të mira, ndërsa për testimet serologjike mendon se mund të bëhen në mënyrë më masive.

Përsa i përket vlerësimit të mjekëve, ai shprehet se bluzat e bardha kanë 30 vjet që e tregojnë veten.

“Unë do preferoja që shqiptarët mos ti konsideronin  mjekët dhe personelin shëndetësor heronjë, por ti konsiderojnë profesionistë që bëjnë punën e tyre dhe atë punë kanë për ta bërë si në ditë të mira dhe të këqija, si në ditë epidemish si në ditë të zakonshme. Nuk mund të ekzistojë një mjeksi e mirë nëse thyhet besimi midis publikut dhe personelit mjekësor”, tha Arben Gjata.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb