Mungesa e mjekëve specialistë dhe sallës së mikrokirugjisë në spitalin e qytetit të Krumës në Bashkinë e Hasit, është kthyer në një fenomen shqetësues për banorët e zonës, të cilët detyrohen të shkojnë në qytetin e Kukësit apo edhe Gjakovës, për vizita mjekësore dhe operacione. Aktualisht në këtë spital në shërbim të sëmurëve operojnë 6 mjekë.
Shefi i Shërbimit Parësor Sahit Jaku, mjek pediatër pranon mungesën në stafin mjekësor në spitalin e Krumës.
"Do sugjeroja që të herë pas herë të sjellin mjekë specialistë, ka mungesë të mjekëve kardiologut, neurologut,okulistit.", tha Sahit Jaku, Shefi i Shërbimit Parësor
Jaku thotë se prej vitesh kemi bërë kërkesa në drejtim të ministrisë së shëndetësisë për të investuar në këtë spital dhe rishikimin e buxhetit pasi sipas tij çdo vit është i limituar.
"Shërbimi spitalor i rrethit të Hasit është i cunguar,kjo dhe për arsyen e një buxheti të limituar që vjen çdo vit. Kjo nuk të jep mundësi që të realizosh infrastrukturën diagnostikuese dhe mjekuese që ne do të donim. Ndaj unë do të kërkoja një rishikim të buxhetit për spitalet bashkiake.", tha Sahit Jaku,Shefi I Shërbimit Parësor
Spitali i qytetit të Krumës që duhet t’u shërbeje afro 21 mijë banorëve të Hasit, por dhe disa fshatrave të Tropojës, përveç mungesës së mjekëve specialistë, ka mungesa edhe të aparaturave për ekzaminime si dhe të bazës materiale.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.7%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kultivoi kanabis dhe iu gjet kallash në banesë në 2024, pranga 45-vjeçarit në Kukës! Droni 'kapi' parcelat me drogë (VIDEO)
26 Mars, 13:49
-
Shqiptarët bëjnë dializën falas në Gjakovë, ndërsa qytetarët e Kosovës paguajnë në Tiranë! Drejtori i spitalit thirrje Ministrisë së Shëndetësisë: Zbatoni protokollin
25 Mars, 14:52
-
‘Report TV’ në kufrin e vjetër Shqipëri-Kosovë, tharja e liqenit nxjerr në pah piramidën e rrënojat! Banorët rrëfejnë terrorin në diktaturë
24 Mars, 09:18
-
I dërgonte mesazhe denigruese dhe kërcënuese një gruaje, arrestohet 39-vjeçari në Kukës! I theu edhe xhamin e makinës
22 Mars, 13:49
-
Unaza Veriore e Kukësit, një investim i papërfunduar! Punimet u ndërprenë para 7 vitesh
22 Mars, 13:42
-
Aksidenti me vdekje në hyrje të Kukësit, banorët në protestë: Rruga kushtoi 1.5 milionë euro, nuk ka trotuare, ndriçim as kufizues shpejtësie
22 Mars, 11:29
-
Rama: Një linjë e vetme për të gjitha urgjencat! Histori turpi që u kthye në sukses, pavarësisht baltës politike e mediatike si rasti i Pogradecit
21 Mars, 14:39
-
Automjeti përplas çiklomotorin në Kukës, ndërron jetë në spital 51-vjeçari! Vihet në pranga drejtuesi 20-vjeçar (VIDEO)
21 Mars, 08:47
-
VKM e qeverisë/ Central fotovoltaik në territorin e aeroportit të Kukësit, e ndërton i njëjti koncesionar
20 Mars, 21:17
-
Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me 19 mijë euro të padeklaruara, nën hetim 44-vjeçari nga Kosova
20 Mars, 10:07
-
Tentoi të fuste 1.2 tonë naftë kontrabandë në Shqipëri, arrestohet 39-vjeçari në Kukës
17 Mars, 08:19
-
Personazh/ Jeta e vështirë e blegtorëve në Has! Dina: 3 km çdo ditë për të kullotur delet, edhe maleve u kanë dalë pronarët
16 Mars, 15:49