Mjekët ushtarakë kryejnë vizita mjekësore banorët e fshatrave të thellë të Maliqit

KORÇË- Mjekët specialistë të Njësisë Mjekësore Ushtarake kanë kryer vizita mjekësore për banorët e fshatrave të thellë të Maliqit.  Këtë fundjavë, mjekët ushtarakë ishin në fshatin Strelcë të njësisë administrative Gore në bashkinë e Maliqit, ku kryen vizita mjekësore kryesisht për banorët e moshuar të këtij fshati. 

Mjekët në uniformë ndaluan në Strelcë pasi nuk ka shërbim mjeku dhe fshati ndodhet larg qytetit të Maliqit dhe Korçës.  Siç njofton zyra e shtypit, kryesisht u kryen vizita patologjike, kardiologjike si dhe u kryen teste EKG me pajisjet portative të sjella posaçërisht nga bluzat e bardha të Forcave të Armatosura. 

Banorët e Strelcës i falenderuan mjekët për këtë shërbim. 
Kjo nuk është hera e parë që mjekët ushtarakë kryejnë vizita nëpër fshatra të thellë dhe do të vijojnë të jenë pranë banorëve të këtyre zonave të thella, kudo dhe kurdo ku ky shërbim kërkohet nga autoritetet vendore.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës