Mjekja Edlira Lashi në 'Report Tv': Kontrollet shëndetësore trend në rritje, 100% të sakta

E ftuar në studion e "Report Tv" për të folur mbi kontrollet shëndetësore ishte mjekja e famijes, Edlira Lashi.

Gjatë intervistës në studio, ajo është shprehur se tanimë ka një interes më të madh për kryerjen e kontrolleve shëndetësore në spitalet shtetërore kur edhe këto të fundit kanë provuar se janë 100% të sakta.  

Ka interes në rritje nga qytetarët. Nëse në vitet e para e bënin ata që frekuentonin më shpesh qendrat shëndetësore. Tani ata kthehen edhe familjarë të tyre. Është 100% i saktë. Kemi pasur edhe raste dyshuese që kanë shkuar në laboratorë privatë dhe kanë dalë me të njëjtën saktësi.

Edlira Lashi, mjeke

INTERVISTA E PLOTË:

A ka interes për kryerjen e kontrolleve?

Ka interes në rritje nga qytetarët. Nëse në vitet e para e bënin ata që frekuentonin më shpesh qendrat shëndetësore. Tani ata kthehen edhe familjarë të tyre.

Ka qënë një trend që të gjithë të sëmurët shkojnë tek “Nënë Tereza”, pse nuk besojnë tek të tjerat?

Ata rekomandohen që të paraqiten tek mjeku i familjes, pastaj nëse shihet e arsyeshme, çohen tek specialisti. Normalisht qytetarët e mbyllin ciklin në shërbimet parësore.

Sa i rëndësishëm është check-up?

Është i domosdoshëm për të vlerësuar gjendjen shëndetësore në nivelin më të mirë të mundshëm. Ne kemi plot raste që gjatë ekzaminimit që kemi zbuluar sëmundje të fshehta p.sh. çrregullimi i yndyrnave, diabet i tipit 2 apo edhe sëmundje të trurit.

Pse duhet bërë?

Që të kemi sa më shumë njerëz të shëndetshëm. Për të kapur sëmundjet në kohë dhe normalisht një kontroll mjekësor bazë është në të mirë të personit.

A është i saktë?

Është 100% i saktë. Kemi pasur edhe raste dyshuese që kanë shkuar në laboratorë privatë dhe kanë dalë me të njëjtën saktësi. Po të kapësh koston që shkon në tregun privat shkon në vlerën 81000 lekëve të reja, ndërkohë që këtu është falas.

Çfarë analizash bëhen?

Bëhen analizat e gjakut, kalohet tek diabeti, mirëfunksionimi i mëlçisë. Ofrohet edhe radiograma, pjesë e formularit janë edhe kontrollet kardio-vaskulare. 34% e rasteve janë kapur me risk të thelluar. 47% janë me  risk të ulët. Po ashtu kemi edhe një pyetësor për depresionin. Kemi kapur plot raste që i keni trajtuar dhe tanimë janë në pjesën e shëndetshme të popullatës.

Sa kohë merr një check-up?

Maksimumi shkon 20 minuta. Ka një orar për çdo pacient.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja