Mjeku Rustem Celami përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar dy fjalë zemre për kolegun e tij Tritan Kalo.

“Mantelbardhi etalon, kapacitet real i kalibrit ekselencës kliniko shkencore perëndimore, di edhe të thotë jo, si Prof. Tritan Kalo. Sepse preferon të jetë i kristalte siç ka genet, siç është vete.”, shkruan ai.

Celami shkruan se Kalo meriton të jetë drejtues universiteti, fakulteti, departamenti, shërbimi, ministrie, dhe shton se pa dyshim do kishim një realitet ne shëndetësi më funksionale, më cilësore dhe më nën kontroll të kësaj pandemie.

Sipas tij, profesor Kalo udhëton me autobus dhe jo si një pjesë e kolegëve të tij që kanë makina 100 mijë euro dhe vila 500 mijë euro.

Mjeku shtoi se kolegu i tij nuk ka qindra mijëra euro në shtëpi dhe në bankë, as pasuri të paluajtshme, as klinika e aksionere, sepse ai nuk shitet e blihet sikurse shiten një pjesë e mirë e kolegëve tanë nga çdo ngjyrë politike.