Mjeku i sportit Altin Erindi: Ja këshillat për të gjithë ata që kanë dëmtime trupore dhe si duhet t’a trajtojnë

I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Dr.Altin Erindi, mjek sporti, i cili dha disa këshilla praktike për dëmtimet muskulare.

”Në dimër, për shkak të ndryshimit të temperaturave, organizimi e ka më të vështirë të stabilizoj inflamacionin” u shpreh ai në fillim të bisedës, duke shtuar se me uljen e temperaturës, aktivizohen sistemet tona imunitare duke e nxitur organizmin që të ketë një reagim.

Sipas tij varet nga diagnoza nëse pacienti ka nevojë për një trajtim permanent apo për një trajtim të disa herëve që mund të mjaftojnë.

”Për shembull, artrozat të cilat edhe pse mund të trajtohen dhe shërohen për një periudhë kohore, mund të ketë rikthim të shqetësimit, pasi problemi real është mirëmbajtja më shumë sesa trajtimi” u shpreh Erindi, në studio, duke theksuar se është e nevojshme që njerëzit të ndryshojnë mënyrën e sjelljes në mënyrën e trajtimit të patologjive të caktuara.

”Lëvizja do një rendiment maksimal' sipas Dr. Altinit , i cili renditi një sërë problemesh të personave që qëndrojnë një pjesë të ditës ulur.

”Personat që qëndrojnë ulur për kohë të gjatë, kanë problem me përshtatjen e re që bën organizmi së pari, pasi nëse qëndron 5-6 ore në zyrë pa lëvizur, organizmi modifikon muskujt duke ndryshuar strukturat” u shpreh mjeku, duke theksuar se organizmi ynë pas 5-6 muajsh pranon ndryshmet e reja.

Por cilat janë problemet konkrete të këtyre personave? Qafa dhe mesi janë problemet kryesore, dëmtimet e gjunjëve, prandaj duhet të shmanget pozicionimi fiks sipas mjekut, duke patur qëndrime të ndryshme.

”Çdo dy orë duhet të lëvizni nga tavolina nëse qëndroni ulur’, shtoi doktori, pa harruar të thotë se çdo person duhet të ketë një personalizim në formë programi të lëvizjeve të trupit të tij.

‘Kur qafa ka probleme, merr atë që njihet se forma “S” dhe mund të themi se kemi probleme. Më pas kemi dhe problemin e hernies që gjithashtu ndikon në cilësinë tonë të jetës, pasi disqet e qafës humbasin funksionin e tyre origjinal, por nëse problem kapet në fazat e para, mund të trajtohet. Problem tjetër është dhe veshi i mesëm që shkakton humbje ekuilibri. Referuar diagnozës, mjeku tha se duhet shmangur informacioni online pasi çdo person ka probleme specifike dhe zgjidhje specifike. Mjeku foli dhe për roli dhe rëndësinë e gjurit në trupin tonë, duke i dhënë një rëndësi të veçantë.” Dëmtimi i kupës së gjurit do trajtim të veçantë pasi është një strukturë delikate” tha Dr. Erindi.

Për çdo dëmtim traumatik në formë traume, mjeku rekomandoi trajtim me të ftoha, siç bëhet në fizioterapistët në ndeshjet e futbollit. Në fund të bisedës mjeku dha dhe këshillën e tij për përdorimin e kolagjenit. “Përdorimi i kolagjenit është shumë i mirë por do kohë të gjatë që të japë efekt” përfundoi ai.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion