Bie numri i lindjeve në Lezhë, 18% më pak se në 2013! Në 3 vite, lindën 40 fëmijë afganë

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Lezhë numri i lindjeve është ulur ndjeshëm. Sipas të dhënave nga censi i fundit i kryer në Shqipëri, gjatë dekadës së fundit, numri i foshnjave që kanë ardhur në jetë në qarkun e Lezhës është ulur nga 1782 bebe në 2013, në 1082 foshnje në 2023-shin, pra rreth 18% më pak lindje të reja.

Për mjekun obstetër-gjinekolog Zef Zefaj dy janë arsyet kryesore që ndikojnë në rënien e lindjeve, çiftet  që preferojnë të bëhen prindër në moshë të madhe, çka ndikon negativisht edhe në shëndetin riprodhues dhe stili i jetës e vështirësitë ekonomike.

"Ka rënë shumë numri i lindjeve. Po realizuam 800-900 lindje në maternitetin e Lezhës jemi mirë. Ndryshimi i familjeve ka ardhur nga bashkëjetesa familjare, bashkëjetesa e çifteve, një njohje  e gjatë mes djalit dhe vajzës që harrojnë se duhet të bëhen prindër. E neglizhojnë pjesën e parë të prindërimit", shprehet mjeku. 

Për të gjitha familjet dhe çiftet e reja, mjeku e ka një këshillë.

"Asnjëherë mos ta vonojnë lindjen e fëmijës së parë. Fëmijën e parë ta bëjnë sapo të takohet shoku me shokun, pastaj të mendojnë të bëjnë qejf e jetë. Një fëmijë u duhet, duhet për hir të popullsisë dhe fëmija do sjellë fëmijën e kënaqësia do jetë gjithnjë e madhe", vijon ai.

Edhe në rang vendi, lindjet sipas të dhënave të INSTAT, figurojnë në ulje të ndjeshme. Nga 35.750 lindje në 2013-ën, në 23.617 lindje në vitin 2023.

Spitali Obstetrik-Gjinekologjik në Lezhë është ndërtuar me standarde e kushte bashkëkohore ndërsa gjatë 3 viteve të fundit në maternitetin e Lezhës rezulton të kenë lindur 40 fëmijë të familjeve afgane të vendosura në Shëngjin që prej 2021-shit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 06/01/2025 08:52

    Kalkulim është gabim! Nuk janë 18% por 39%!

    Përgjigju
  • Mario: 05/01/2025 20:58

    40 femije Afgane? Me kete rritem do na zvendesojne.

    Përgjigju
    • 3 vite: 05/01/2025 22:23

      Sikur u tha qe per tre vite presin vizat ahahaha, janë per pak kohe , shqiptaret i ka shit politika qe ne kohen e 1900

  • bela: 05/01/2025 19:34

    PERZIJINI AFGANET,,,,MOS I MBANI NE QYTET,,,MOS E QELBNI QYTETIN....

    Përgjigju
  • Alb: 05/01/2025 18:04

    Kjo ashte demokracija

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik