Infeksionet e veshëve tek të rriturit, mjeku Klevis Thomai: Shkaqet dhe simptomat

Mjekët japin alarmin se përdorimi i tepërt i celularëve po shkatërron dëgjimin tek të rinjtë dhe probleme me kolonën e qafës. Mjeku ORL Klevis Thomai thotë për Report Tv se zhurmat e larta dhe komunikimi i gjatë po jep pasoja të rënda shëndetësore. Mjeku jep këshilla edhe për infeksionet e veshit dhe masat që duhen marrë për sezonin veror. 

Teksa të gjithë shijojnë pushimet nëpër plazhe apo edhe pishina, shëndeti dhe kujdesi ndaj tij mbetet ndër gjërat më të rëndësishmet. Mjeku ORL Klevis Thomai në një intervistë për Report Tv thotë zhurmat janë një dëmtim i vështirë, si muzika e lartë apo përdorimi i celularit, i cili ndryshe nga infeksionet zhvillohet gradualisht duke i dhenë problemet me kalimin e moshës.

Shmangia e muzikës së lartë do të ishte një faktor që do ndihmonte shëndetin e veshëve tregon mjeku Thomai, por shton se duhet të bëhen kontrollet për normat e lejueshme të zhurmës .

Zhurmat mbi 80 decibel thuhet se dëmtojnë veshin. Veshi ka disa qimëza të vogla brenda në nivel mikroskopik, që në çfarëdolloj goditje që pësohet nga jashtë, që është mbi 80 decibel mund të dëmtohen, mund të thyhen. Duhet të ketë dhe nga ISHP kontrolle të vazhdueshme lidhur me nivelin e zhurmës. Problemi tjetër është që personat mësohen me zhurmën. Pra, një person që ka qenë 100 herë në ambiente me zhurmë i janë shkatërruar 10% e aftësisë për të dëgjuar dhe ai e kërkon vetë muzikën më të lartë. Kjo bën që ai ta dëmtojë akoma më shumë.

Mjeku ORL Klevis Thomai

Por shqetësuese për mjekun mbetet edhe fenomeni që po ndodh te adoleshentët nga përdorimi i celularit.

Me celularin meraku më i madh që kam për rininë sidomos është që shoh shumë goca dhe çuna të rinj që kanë shtrembërime të kolonës së qafës kryesisht nga përdorimi i celularit, që pastaj shfaqet me dhimbje koke dhe marrje mendsh.

Mjeku ORL Klevis Thomai

Ndërsa, Infeksionet në të shpeshta për veshin gjatë verës janë ato të kanalit të jashtëm të dëgjimit, të cilat prekin më shumë të rriturit se sa fëmijët. Të tilla infeksione krijohen më tepër për shkak të papastërtisë, por që japin dhimbje për të prekurit. Mjeku Thomai tregon se cilat janë simptomat.

Ndodh një ngushtim aq i madh i kanalit sa nuk mund të futësh as majën e gjilpërës në kanal. Kjo ka dhimbje goxha të forta dhe kërkon një trajtim jo shumë të specializuar. 

Por, çfarë duhet bërë në këto raste?

Kryesorja është vendosja e një tamponi, pra e një fitili thotë populli brenda në vesh, që të mund pika në këtë hapësirë të ngushtë të hyjnë brenda te infeksioni dhe ata që e kanë provuar e dinë që dhemb. Hidhen pikat që rrinë për kohë të gjatë se fitili hiqet pas 24 orësh. Në rastet kur dhimbja është edhe më e madhe, atëherë sugjerohet të jepet edhe një antibiotik oral.

Mjeku ORL Klevis Thomai

Mjeku bën apel që gjatë pushimeve, por jo vetëm, të tregohet kujdes për shëndetin ndaj veshëve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit