Mjeku neurolog investoi rrogën në spitalin e Fierit, Zoga: Nuk e bëra për vete, por për kolegët e pacientët

Një mjek neurolog  në spitalin e Fierit rrogën e tij që merrte nga spitali shtetëror e ka investuar për të rregulluar pavionin e patologjisë. Investimi i tij është shtrirë në kohë, pasi në çdo muaj ai bënte pjesë të ndryshme të spitalit duke realizuar një panoramë mjaft të bukur.

Duke nisur që tek korridori e deri edhe tek dhomat e pacienteve, Mjeku Roel Zoga ka ndërtuar edhe banjot dhe dhomën e mjekut roje. Kolegët e mjekut tregojnë që Zoga ka investuar nga lekët e tij, por pas këtij investimi ai u detyrua të ikte nga vendi për të cilin investoi nga djersa e tij. Kjo pasi nuk arriti të përballonte presionin e popullit dhe të stafit të administratës, por edhe pjesën politike, e cila ka përfshirë spitalet tona.

Aktualisht mjeku Mjeku Roel Zoga është larguar nga spitali shtetëror dhe punon në një nga filialet e një spitali privat në qytetin e Fierit. Report tv ka kontaktuar me mjekun Zoga për të marrë një opinion të tij në lidhje me atë që ka lënë pas, por ai nuk ka pranuar te flasë në lidhje me investimet e bëra. Me anë të telefonit ai është shprehur se rregullimet nuk i ka bërë për ti publikuar, por për ti dhënë një ambient më të përshtatshëm për kolegët dhe pacientët.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë