Mjeku nga Kosova: Autoritetet duhet të mendojnë vaksinimin e moshave 7-18 vjeç nëse nuk do të përballet me valë tjetër COVID! Skadimi i 133 mijë vaksinave, pasojë e keqmenaxhimit

Mjeku infeksionist nga Kosova, Ilir Tolaj e konsideron kyçe vaksinimin e fëmijëve të rinjve për të shmangur që vendi të përballet me një valë tjetër të COVID në të ardhmen si kjo që po kalon aktualisht, ku vetëm në një muaj kanë humbur jetën mbi 800 persona. Në një intervistë për Report Tv, mjeku tha se Kosova duhet të menaxhojë në mënyrë e duhur vaksinat që të fillojë vaksinimin e moshave 12-18 vjeç dhe më pas nga muaji nëntor të nis edhe vaksinimin e fëmijëve nga mosha 7-12 vjeç. Ai tha se për këtë autoritetet e Kosovës duhet të vendosin pika vaksinimi në shkollat fillore dhe ato të mesme. Kosova po kalon një valë të vështirë në rritje me rastet e COVID, ku çdo ditë prej më shumë se një muaji po regjistrohen shifra të lartë të infektuarish dhe viktimash si pasojë e koronavirusit.  

“Kosova duhet të mendojë që sot për të vaksinuar pa kushte të gjithë të rinjtë nga 12-18 vjeç edhe gjithashtu të mendojë seriozisht për të filluar nga tetori dhe nëntori vaksinim edhe të fëmijë nga 7-12 vjeç. Që të mos ballafaqohemi me një valë të ashpër siç ishte kjo që mori 800 jetë në një muaj, atëherë edhe të grupmoshave duhet t’i kushtohet kujdes i jashtëzakonshëm, te krijohen pika vaksinimi për çdo shkollë fillore dhe mesme”, tha mjeku Tolaj.

Në lidhje me skadimin e 133 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca, Tolaj tha se kjo mund të ishte shmangur nëse qeveria e Kosovës do të kishte bërë një menaxhim më të mirë të tyre.

“133 mijë dozat e vaksinës ‘AstraZeneca” ishin donacion nga Norvegjia që iu dha Kosovës disa muaj më parë, por për shkaqe të ndryshme këto vaksina nuk u përdoren dhe skaduan. Skadimi i një numri aq të madh të vaksinave ishte një goditje së pari për shtetin që i dhuroi ato por për të gjitha shtete që janë të gatshme të dhurojnë për vendet e pazhvilluara ose në  zhvillim. Pse nuk u shfrytëzuan ishin disa arsye e para se pritej që të vinte vaksina Pfizer që konsiderohej si më e përshtatshme, kjo bëri që njerëzit të hezitojnë të marrin AstraZenecën dhe të mos bënin një menaxhim të mirë”, tha Tolaj.

Qeveria e Kosovës më 1 shtator shkatërroi 133 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, pasi skaduan më 31 gusht. Skadimi i tyre ndodhi në një situatë kur vendi po përballet me një rritje të ashpër të shkallës së vdekjeve nga koronavirusi.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilirjan: 24/09/2021 14:25

    Vdesin 800 persona, dhe kane luksin te lene te skadojne vaksinat...?! SKANDALOZE... pak ti thuash! KRIMINALE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite