-
Mjeku infektolog në Prishtinë për 'Studio Live': Nesër pritet lehtësimi i masave për të hyrë në Kosovë! Situata e stabilizuar, vaksinohuni
Mjeku bëri me dije se qeveria pritet të miratojë nesër lehtësimin e masave kufizuese edhe për ata që duan të hyjnë në Kosovë. Të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës. Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR.
3 Shkurt 2022, 19:54 -
9 raste me Omicron në Kosovë, mjeku për Report TV: Fituam betejën, kjo është vala e fundit e pandemisë
Kosova po përballet me një situatë ndjeshëm më të stabilizuar epidemiologjike se vendet e tjera të rajonit. Ndonëse tanimë janë konfirmuar 9 raste të reja me variantin Omicron, mjeku epidemiolog në Prishtinë, Ilir Tolaj tha për Report Tv i i bindur se kjo do të jetë vala e fundit e pandemisë.
27 Dhjetor 2021, 13:22 -
Kronikë
Mjeku nga Kosova: Autoritetet duhet të mendojnë vaksinimin e moshave 7-18 vjeç nëse nuk do të përballet me valë tjetër COVID! Skadimi i 133 mijë vaksinave, pasojë e keqmenaxhimit
Mjeku infeksionist nga Kosova, Ilir Tolaj në një intervistë për Report Tv e konsideron kyçe vaksinimin e fëmijëve të rinjve për të shmangur që vendi të përballet me një valë tjetër të COVID në të ardhmen si kjo që po kalon aktualisht, ku vetëm në një muaj kanë humbur jetën mbi 800 persona.
23 Shtator 2021, 20:13 -
Kosova & Rajoni
Rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë, mjeku Tola: 95% e të shtruarve në spital të pavaksinuar! Virusi 10-fish më agresiv tek gratë shtatzëna
Kosova është në kulmin e valës së katërt të pandemisë. Kështu ka deklaruar në 'Report Tv', infektologu Ilir Tolaj, i cili theksoi se 95% e të shtruarve në spital nuk e kanë marrë vaksinën anti-COVID, ose kanë marrë vetëm një dozë të saj. Ndërsa, Tolaj theksoi se virusi shfaqet 10-fish më agresiv tek gratë shtazëna.
8 Shtator 2021, 20:38 -
Kosova & Rajoni
Kosova e 'mbërthyer' nga COVID, mjeku infeksionist: Vala më e ashpër që nga fillimi i pandemisë! Autoriteteve i ka dalë situata nga duart, masat kufizuese të vonuara
Varianti Delta dhe masat liruese të pakontrolluara që u morën nga qeveria më herët janë dy faktorët që, sipas mjekut infeksionist Ilir Tolaj, kanë ndikuar në përhapjen e shpejtë dhe të pakontrolluar të COVID-19 në Kosovë. Për Report Tv, mjeku u shpreh se autoriteteve në Kosovë situata i ka dalë jashtë kontrollit dhe se masat kufizuese që hyjnë sot në fuqi, janë shumë të vonuara.
30 Gusht 2021, 15:49 -
Varianti britanik i COVID-19 në Kosovë, alarm për kujdes dhe respektim të masave
Paraqitja e rasteve në Kosovë me variantin britanik të koronavirusit, duhet të jetë alarm për qytetarët për kujdes dhe respektim të masave kundër pandemisë, thonë infektologët Salih Ahmeti dhe Ilir Tolaj.
31 Janar 2021, 10:24