Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv: Ja kura 25 ditore me bimë medicinale që rrit performancën seksuale në çift

Infertiliteti duket se është një nga problemet shëndetësore që po prek çiftet e reja në ditët e sotme, ku sipas studimeve të fundit 1 në 8 prej tyre po vuajnë nga infertiliteti. Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe shëndeti’’ specialist I bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi më tepër për shkaqet që ndikojnë si tek meshkujt dhe tek femrat që I cojnë ata drejt infertilitetit. Sipas tij kujdesi duhet të fillojë që në fëmijëri sidomos tek gjinia mashkullore:

Djali duhet të ruhet nga dëmtimet fizike dhe mekanike, psh goditjet me shkelm apo me sende te forta duhet shmangur. Infeksionet pas pubertetit të shoqëruara me temperaturë. Gjithashtu ka shumë femra që duan të bien në peshë dhe heqin ushqimet, bien në një sasie të madhe peshe trupore por kjo ndikon negativisht në anën fiziologjike, duke ngushtuar arteriet tek mitra. Po kështu edhe shtimi I shpejt në peshë" tha ai.

Por sipas mjekut popullor fertiliteti mund të kurohet duke përdorur disa çajra bimorë dhe bimë të veçanta të cilat kryejnë funksione të ndryshëm në organizëm për rregullimin e problemeve të ndryshme që cojnë në infertilitet.

“ Manteli I zonjave për femrat është një bimë e mrekullueshme  ose konopica ose bima e lumturisë, është vërtet e mrekullueshme për të dy si cift, gjallëron marrëdhëniet seksuale. Do të përmendim qumështin e bletës, tartufin, caj ashe etj" tha më tej ai.

Ai realizoi edhe një përzierje bimore të cajrave dhe erëzave të ndryshëm për të realizuar një kurë 25 ditore si për meshkujt dhe për femrat që ndihmon në rritjen e performancës seksuale në çift.

“Në një kavanoz do të përziejmë afërsisht 10 cc qumësht blete që kjo le të jetë për një periudhë 25 ditore, këtu brenda saj do të hedhim esencën e bishtamithit, esencën e konopicës, një lugë caji me moringa të thatë ose pluhur, marrim nga bima epimedium alpinium, piper miks një lugë, një lugë xhenxhefil, një lugë kanellë dhe përzihen mirë të gjitha, mandej përzierja do të shtohet me mjaltin. Nga ky kavanoz do të konsumojmë një lugë caji në mëngjes dhe në darkë” shpjegoi ai.

Një përzierje e thjeshtë të cilën mund ta realizoi gjithsecili edhe vet në shtëpi sipas mjekut alternativ Ylli Merja.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë