Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv: Ju tregoj sekretin për një tru të shëndetshëm dhe me kujtesë të fortë

Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në rubrikën  “ Bima dhe shëndeti’’ specialist i bimëve medicinale Ylli Merja tregoi mënyrat se si mund të forcojmë trurin përmes kurave natyrale.

Së pari duhet të kuptojmë nëse truri ynë është i mbingarkuar përmes disa shenjave që ai do tju jap.

Shenjat e para janë lodhje dhe nervozizëm. Shenjat e tjera të jashtme janë balli, sytë dhe pjesa e sipërme e mollzave të faqes. Nëqoftëse sytë janë të futura brenda dhe balli i rrudhosur do të thotë që neuronet janë të mbingarkuara dhe të lodhura” tregoi ai.

 Por si mund ta ndihmojmë trurin të kryejë funksionin normal në raste të tilla?

“ Së pari trupi duhet të jetë i qetë, i clodhur dhe duhet të marr produkte ushqimore që ushqejnë trurin. Për të rritur mprehtësinë e tij një gotë me boronicë do t’i bënte shumë mirë, një lugë gjelle me fara liri, pak shafran, tërshërë, kos, një mëngjes me probiotik, sepse duke ngacmuar sistemin e tretjes ne ushqejmë sistemin nervor” u shpreh ai.

Ndërsa tregoi edhe disa alternative të cajrave bimorë që do t’ju ndihmojnë në përmirësimin e tij në darkë:

Në një gotë me qumësht zieni dy minuta një lugë çaji me copa kanelle dhe një lugë çaji me livando, ose bar blete.

 -Një filxhan kafe me lëng shege të egër, 100 ml ujë ose qumësht dhe katër pika vaj harmonia.

 

 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • besa: 10/01/2022 14:28

    Doktor Ylli Merja eshte njeri i jashtezakonshem dhe nje pasuri e madhe per shqiptaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?