Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv: Nga qumështi i bletës tek bima e moringës, këto janë kurat bimore që luftojnë infertilitetin tek meshkujt

 

Infertiliteti tashmë është kthyer në një problematikë shëndetësore që po prek gjithmonë e më shumë çiftet e reja. Duket se ka një tendencë rritëse për sa I përket infertilietit në çift. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja foli për shkaqet e infertilitetit tek meshkujt dhe kurimi I tij përmes bimëve medicinale.

Shkaktarët që mund të ndikojnë kryesisht në infertilitet janë disa që nga lindja e fëmijës e deri tek mënyra e ushyqerjes.

Varikocela e cila ndodh kur në fëmijëri nuk kanë treguar kujdes dhe mund të jenë enjtur venat në testikuj dhe kjo tregon një problem serioz. Përdorimi I alkoolit, një duhanpirës, një person që përdor alkool 150-200 ml dhe pi më shumë se tre kafe në ditë është I predispozuar për të qenë infertile sepse trashin gjakun dhe ndërkohë që një spermatozoid do 48 ditë deri në 72 ditë atëherë kjo pengon sasinë e gjakut në testikuj dhe bën që spermatozoidët të dalin të pjekur. Po kështu edhe nervozizmi është shumë e rëndësishme që  të ruaj atë qetësinë e tij por këta vetvetiu bën që spermatozoidët të dalin të papjekur. Ka shumë të rinj që e marrin celularin dhe vendosin në xhepin para dhe kjo është shumë e dëmshme sepse kemi një rënie të spermatozoidëve  me presion të shpejtë.

Ndërsa përsa i përket rritjes së tendencës në çift për infertilitet mjeku popullor, Ylli Merja u shpreh se shkaktarë kryesorë në këtë rast është mënyra e ushqyerjes, përmes produkteve me hormone dhe të pakontrolluara. Megjithatë ai u shpreh se si çdo sëmundje tjetër edhe në këtë rast personat që vuajnë nga infertiliteti duhet t’I drejtohen kurave bimore, ku përmendi bimët kryesore që do ndihmojnë në kurimin  e tij:

“Të përdorin peshkun salmon, ka omega 3 dhe kjo bën që të maturohen spermatozoidet në momentin që penetrojnë në organin femëror, në mungesë të salmonit mund të përdorin vajin e farave të lirit.Boronicat që janë antioksidant I fuqishëm, kanë edhe kompleksin e vitaminës B1, B2, B3.Kemi bimën që është një mik I çifteve, konopica në vecanti vaji I saj përmirëson harmoninë e marrëdhënieve në çift dhe cilësinë e spermatozoideve. një afrozidiak shumë I mirë por edhe përmirësues I jetës në cift është shafrani. Moringa dhe maça, nëpërmjet një luge çaji ne marrim me të vërtet një sasi shumë të madhe të kripërave minerale por njëkohësisht fuqizohet edhe organi mashkullor, mund të përdoret në kos por edhe në një gotë me ujë të vakët” u shpreh ai.

Përpos këtyre, ai cilësoi si më të veçantin nga kurat e natyrës, qumështin e bletës si ilaçin magjibërës me plot benefite.

‘Qëndron mbi gjithë të tjerat  është qumështi I bletës, në këto raste njerëzit mund të marrin nga gjysëm grami në ditë, jo më pak sepse përdoret për qëllime të fuqishme stimuluese” tha ai.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bjeri mir kur gjen: 14/02/2022 16:02

    Boni dasem se kur njerzit kan hall ku nuk perplasen e normal boni dasem ju me lloj lloj telenovelash se te hy studimi dhe shkenca pastaj ju dilni jasht loje me lojrat e juaja pa asnje njohuri nga fusha qe jepni mjekime ke njerz kan vertet nevoj per mjekin dhe i merni ne qaf, shqiperia aktualisht po te reduktoj alkoli qe esht pa kontroll normal qe dhe uj te pi do jet mir po boni dasem sa te hyn vertet shteti pun dhe mer licenen ti me mor njerzit ne qaf me gjethe ferra

    Përgjigju
  • Selman: 14/02/2022 15:19

    Bo. C'fare suksesi i papare. Faleminderit o bosso, se na ke lene pa fryme dhe pa gjume me kete shpikjen e fundit. Se kishim kaq kohe qe as hanim e as pinim dhe as...... Tani pas ketij zbulimi do bihem rehat e do na pushojne paksa kockat. I gjithe populli shqiptar do ta festoje kete dite te madhe dhe me fishekzjarre, tollombace, qofte, kercim, kenge e valle do e festoje kete dite te madhe tek sheshi. Tani e tutje te gjithe sdo kene me halle e derte te tilla. Eh mor Xhixhi se te erdhi dita .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tatim-fitimi për profesionet e lira, Çoçoli në 'Përballje': Dy gjëra janë të sigurta, vdekja dhe taksat! Kondakçi: Nuk përkthehet në shërbime

Tatim-fitimi për profesionet e lira, Çoçoli në 'Përballje': Dy gjëra janë të sigurta, vdekja dhe taksat! Kondakçi: Nuk përkthehet në shërbime