Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv: Si të shpëtoni nga dhimbja e veshit për 5 minuta me bimë medicinale, ja receta 'magjike'

Mjeku popullor Ylli Merja në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ u shpreh se rastet e infeksioneve të veshit mund të kurohen shumë lehtësisht përmes bimëve medicinale, miksimit të tyre me njëra-tjetrën dhe çajrave që mund të realizojmë në kushtet e shtëpisë. Ndërsa solli disa variante recetash që do t’ju lehtësojnë menjëherë dhimbjet.

“Mund të marrim pak kamomil, ta ziejmë dhe ngrohim në avullin e saj një fasho, këtë avullin me kamomil e vendosim tek veshi. Mund të bëjmë një kombinim midis kamomilit dhe borzilokut, një kombinim midis kamomilit dhe rozmarinës, pra çfarë bimësh të kemi në shtëpi. Pastaj e zhysim këtë copën në çaj e shtrydhim dhe nuk duhet të çojmë ujin në kanalin e veshës sepse na infekton më keq. Këtë garzën e vendosim dhe mbulojmë veshin. Nëse kemi uthull molle ose hudhër, mund të na japi një efekt qetësues, kompres nga jashtë. Uthullën e mollës e hollojmë me ujë të ngrohtë më parë. Ndërsa mund të japim në formulë që ka dhënë rezultat, merrni pak vaj ulliri mund të hedhim në të fetat e një qepe të kuqe ose fundi i rrënjës së preshit, thelpinj hudhre, katër goxha karafili, pak rigon, kaurdisim sa qepa ose hudhra të marr ngjyrë kafe  e marrim e lehtë të ftohet dhe me tamponin e veshit e hedhim disa pika në vesh dhe  bëjmë masazh jashtë. Vëmë re që brenda 5 minutash veshi është plotësisht i qetë” këshilloi doktori popullor Ylli Merja.

Ndër të tjera ai tha se edhe personat të cilët e kanë kaluar më parë infeksionin në vesh mund t'i përsërin kurat me recetat e mësipërme për t'u siguruar që infeksioni dhe dhimbja e veshit nuk do të rikthet sërish:

Patjetër që mund ta bëjë kurën, sikur dy pika nga ky vaji ( propolis me rigon) të hedhi në ditë ëshë e mjaftueshme dhe jemi brenda asaj situatës së zgjidhjes madje edhe mund ta pijë një lugë në ditë sepse është antviral i fuqishëm.

SHENIM I REDAKSISE: Cdo i semure ka vecorite e tij, ndaj per cdo  semundje duhet gjithnje keshillimi me mjeket. Ky artikull nuk mund te perdoret per te sygjeruar nje terapi.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë