Mjeku rrëfen tmerrin e përjetuar në spitalet e Gazës: Janë përdorur bomba me fosfor, gjysma e të plagosurve ishin fëmijë
Foto e njerëzve në Gaza pas bombardimeve izraelite
Foto e njerëzve në Gaza pas bombardimeve izraelite
Një kirurg britaniko-palestinez, i cili ka punuar në spitalet al-Shifa dhe al-Ahli në Gaza pas fillimit të luftës, po mban një konferencë shtypi në Westminster në Britani. Profesori Ghassan Abu Sitta, thotë se ai udhëtoi në Gaza më 9 tetor me Mjekët pa Kufij nëpërmjet Egjiptit.
Në pavionin e djegieve në spitalin al-Shifa, mjeku thotë se rreth 40-45% e të plagosurve ishin fëmijë dhe objektivi kryesor i bombardimeve ishin shtëpitë e banimit.
Ai pretendon se janë përdorur bomba me fosfor, duke thënë se ai trajtoi 100 pacientë me 40% të sipërfaqes së trupit të djegur, por pa lëndime të tjera, raporton Sky News.
Kirurgu britaniko-palestinez thotë se raketat fragmentare janë përdorur për të sulmuar Gazën, duke shkaktuar lëndime të rralla te pacientët dhe se pacientët janë amputuar për shkak të këtyre raketave.
Ai po ashtu tha se në ditën e pestë të luftës, gjysma e personave që ai operonte ishin fëmijë. Mjeku tha se janë midis 700 dhe 900 fëmijë me amputim. Amputimi është heqja e një gjymtyre pëshkak të traumës, sëmundjes së keqe ose për shkak të ndonjë operacioni të vështirë.
Në një spital në kampin Jabalia, ai thotë se ishte dëshmitar i një telefonate nga ushtria izraelite me drejtorin e spitalit, i cili u informua se nëse nuk evakuohej brenda dy orësh, spitali do të ishte në shënjestër.
“Një nga skenat më të tmerrshme që kam parë në spitalin Shifa ishte kur, pas sulmit ajror dhe futjes së të vdekurve dhe të plagosurve, anëtarët e stafit vraponin furishëm në departamentin e urgjencës, duke parë fytyrat e të plagosurve dhe të vdekurit për të parë nëse në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve kishte të afërm të tyre", tha mjeku.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Lirohen edhe 11 pengje nga Hamasi, 9 fëmijë e dy gra! Pamjet e para! Armëpushimi në Gaza do të zgjatet me dy ditë
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53.6%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2589
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54
-
Lufta/ Bombardime mes Izraelit dhe Hezbollahut, 16 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur! 20 raketa nga Libani drejt Galilesë, Hamas: Mbi 44 të vdekur në 13 muaj
25 Nëntor, 13:54
-
Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër! Lideri Suprem i Iranit: Netanyahu dhe ministri i tij duhet të dënohen me vdekje
25 Nëntor, 08:12
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është gati! Gjendet i pajetë në Abu Dhabi një rabin! Arrestohen 3 persona si të dyshuar për vrasjen e tij
24 Nëntor, 07:55
-
LIban/ Izraeli sulmon Bejrutin me raketa ‘bunker busters’, synonin oficerin e lartë të Hezbollahut! 16 viktima
23 Nëntor, 09:33
-
Lufta/ Bombardimet në Liban, një tjetër sulm ndaj forcave paqeruajtëse të UNIFIL, raportohet për 4 ushtarë të plagosur në bazën italiane! Reagojnë Meloni e Borrell
22 Nëntor, 16:28
-
Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por s’do e zbatoj vendimin e gjykatës
22 Nëntor, 11:41
-
Urdhërarresti për Netanjahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Biden: Skandaloz! 44 mijë viktima në 13 muaj luftë
22 Nëntor, 07:28
-
Netanyahu reagon për mandat arrestin: Vendim atisemitik! Ai mund të arrestohet në 124 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë
21 Nëntor, 17:34
-
Lufta/ Gjykata e Hagës lëshon urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Netanyahu, ish ministrin Gallant dhe liderin e Hamasit! Në akuzë për krime lufte
21 Nëntor, 13:16
-
Lufta/ Dhjetëra të vrarë nga bombardimet izraelite në veri të Gazës! Senati amerikan i jep dritën jeshile shitjes së tankeve Izraelit
21 Nëntor, 07:17
-
Lufta/ Izraeli bombardon nga ajri në Siri dhe Gaza, 43 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur!
20 Nëntor, 21:15