Mjeku shpjegon: Ato shishe plastike praktikë e zakonshme në çdo spital, nuk është serum

Mjeku shpjegon: Ato shishe plastike praktikë e zakonshme në çdo spital, nuk është serum

Kontaktuar nga Shqiptarja.com një mjek brenda repartit të reanimacionit shpjegon që shishe komerciale si ato të ujit përdoren gjithmonë për ushqimin apo hidratimin përmes sondave gastrike, pra me substanca që futen direkt në stomak dhe nuk duhen sterile tek personat në gjendje të rëndë. Në rastin konkret në foto duken shishe të zakonshme me ujë për rehidrim me sonda gastrike, një procedurë e zakonshme në reanimacion për të sëmurë që nuk ushqehen vetë. që është zbatuar gjithmonë dhe zbatohet normalisht.

Në pamje të tjera, shishet përdoren me pipa për të mundësuar pirjen e ujit në të sëmurët e pa intubuar. Në çdo rast, ndryshe nga çka pretendon Partia Demokratike, nuk bëhet fjalë për serume që vendosen direkt në damarë e të cilat detyrimisht duhet të jenë solucione fiziologjike sterile.

 


Lajmi kryesor:

PD: Gënjeu me pamjet te Infektivi, Manastirliu të japë dorëheqjen, SPAK të nisë hetimet, në shëndetësinë e Ramës serumet në shishe uji


xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë