PD: Gënjeu me pamjet te Infektivi, Manastirliu të japë dorëheqjen, SPAK të nisë hetimet, në shëndetësinë e Ramës serumet në shishe uji

TIRANE-Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut që të nisë hetimet kundër ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lidhur me videon e djeshme që publikoi me pamjet, sipas saj brenda Infektivit, ku të sëmurët me COVID luftojnë cdo moment me vdekjen. E ndërsa e cilëson videon si terror për qytetarët, ish-deputeti demokrat Bardh Spahia shprehet se SPAK duhet të hetojë Manastirliun sepse pamjet janë të rreme.

Në videon e postuar dje nga ministrja, që Spahia i kërkon dorëheqjen, shfaqen disa të sëmurë duke rënkuar, mes tyre një e moshuar, që sipas ministrisë ishte te Infektivi, por ish-deputeti demokrat thotë se qytetari e ka njohur gjyshen e tij, e cila nuk ka qenë e infektuar me COVID dhe se gjithçka që paraqet ministria është false.

Më pas, Spahia, ndalet te kushtet brenda Infektivit. Ish-deputeti demokrat thotë se pamjet nga videoja që shpërndau ministrja tregojnë se serumet jepen në shishe uji. Në pamjet e shpërndara dje nga ministrja janë disa episode, ku është vendosur shishja e ujit për trajtimin e pacientëve.

"Dorëheqja e Ogerta Manstirliut është më e pakta! SPAK të nisë hetimet për terrorizimin e qytetarëve me video të rreme. Ministrja e Shëndetësisë duhet te japë dorëheqjen! Ajo ka mashtruar qytetarët përmes pamjeve të rreme, duke i terrorizuar ata.

Efekti nuk është aspak sensibilizimi i qytetarëve për të përdorur maskën dhe masat e tjera për distancim social dhe higjenë. Denoncimin e një qytetari tek JOQ ma kanë dërguar me dhjetëra të njohur, të revoltuar nga horrorri që Ministrja e Shëndetësisë përcjell me dashje. Qytetari ka njohur në video gjyshen e tij, të painfektuar nga COVID, që sot e ka në shtëpi, por që Ogerta Manastirliu e paraqet si të shtruar në spitalin COVID.

Ogerta Manastirliu duhet të japë dorëheqjen, sepse në vend të mesazheve bashkëpunuese, edukative për qytetarët, mbjell frikë dhe terror me regjinë e rreme makabre të Edi Ramës. Qytetarë! Kujdesuni për veten! Është e vetmja mënyrë që të mos përfundoni tek spitali Infektiv, ku kushtet e pacientëve me COVID 19 janë skandaloze, siç kemi parë me në pak foto dhe video klandestine, pasi të sëmurët trajtohen si të burgosur pa asnjë të drejtë kontakti me jashtë, vetëm për të mos treguar të vërtetën e dështimit të Ogerta Manastirliut dhe Edi Ramës me krizën COVID 19 dhe me shëndetësinë në këto 7 vjet.

Shikoni edhe një herë videon e qeverisë. Pamjet tregojnë se serumet jepen në shishe uji. Në këtë nivel të tmerrshëm ka mbërritur shëndetësia falas, që premtoi Edi Rama 7 vjet e gjysëm më parë. Prokuroria e Posaçme duhet të nisë menjeherë hetimin penal për Ministren e Shëndetësisë, që shpërndau një video false për të terrorizuar qytetarët! Në gati 108 vjet shtet, shqiptarët nuk kanë patur kurrë një qeveri kaq armiqësore ndaj tyre sa modeli që solli Edi Rama. Një qeveri që i vjedh, i varfëron, i mashtron dhe i terrorizon" mbyllet deklarata e PD-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:45
Mjeku shpjegon: Ato shishe plastike praktikë e zakonshme në çdo spital, nuk është serum

Kontaktuar nga Shqiptarja.com një mjek brenda repartit të reanimacionit shpjegon që shishe komerciale si ato të ujit përdoren gjithmonë për ushqimin apo hidratimin përmes sondave gastrike, pra me substanca që futen direkt në stomak dhe nuk duhen sterile tek personat në gjendje të rëndë. Në rastin konkret në foto duken shishe të zakonshme me ujë për rehidrim me sonda gastrike, një procedurë e zakonshme në reanimacion për të sëmurë që nuk ushqehen vetë. që është zbatuar gjithmonë dhe zbatohet normalisht.

Në pamje të tjera, shishet përdoren me pipa për të mundësuar pirjen e ujit në të sëmurët e pa intubuar. Në çdo rast, ndryshe nga çka pretendon Partia Demokratike, nuk bëhet fjalë për serume që vendosen direkt në damarë e të cilat detyrimisht duhet të jenë solucione fiziologjike sterile.

 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 19/07/2020 19:43

    Ne Shqiperi Opozita jashtparlamentare eshte ne grahmen e fundit.Me djeg institucione e me kapsolla nuk merret pushteti e jo me te shkosh ne Europe OPOZITA URREHET ME SHUME SE POZITA NE SHQIPERI DHE KY ESHTE FAKT.Vetem vrer me mashtrime kjo OPOZITE

    Përgjigju
  • Lena: 19/07/2020 19:00

    Mbase ky mjeku i madh e ka fjalen ne cdo spital shqiptar pasi nga eksperienca ime fatkeqe ne asnje spital ne europe nuk ka pa shishe plastike.Politikan qe pasurohen me gjakun e popullit,zoti jua qofte ne familjet tuaja

    Përgjigju
  • Yradkop Kacija: 19/07/2020 18:58

    Ku e njohu qe plaka qe renkon ne video nuk ishte gjyshja e tij? Te dale me emer dhe mbiemer po te jete trim dhe jo ti thote Bardh Spahise. Sa para ka marre ky qytetar qe te beje kete deklarate?

    Përgjigju
    • Mjeku: 19/07/2020 20:16

      Aq para sa ke marre ti dhe nuk di te lexosh nje kartele. Manastirliu eshte sinonim i mashtrimit.

  • lola: 19/07/2020 18:12

    per t gjithe ju injoranta qe nga kta pd dhe gazetaria qe nuk e di as vete ca boton nuk eshte serum eshte uje

    Përgjigju
    • Mjeku: 19/07/2020 20:14

      Faleminderit qe na sqarove o Llulla e rilindjes hahahahaha

  • Gerta: 19/07/2020 16:54

    Menaxhim skandaoz. Situata pa kontroll. E paimagjinueshme te behen kaq pak testime. Mos bej tulla llac ministre po siguro tampona dhe jepu epidemiologve para me shume. Rekruto mjek se blen aparatura po ska kush i ve ne funksion. Mos bej tendera qe te mbushesh xhepat, se parate ne dem te shendetit te popullates , ilace te kthehen ty dhe atyre qe bashkepunojne me ty. Mos bej politike me shendetin se ne keshtu rastes nuk funksionon politika po llogjika dhe njerzilleku.

    Përgjigju
  • kastriot: 19/07/2020 16:09

    cfar ndryshimi kane ne qeverisje nuk jyn ne pune gjatesia por fillozofia dhe cfar perfaqsonEshte njesoj sikur te thuash kush dore eshte me e mire dora qe ke majtas apo doren qe ke djathtas

    Përgjigju
  • Populli: 19/07/2020 15:55

    O ju shkerdhefsha rracen po akoma doni me e bo per kar ket popull ,ato shishet duket qe jan per tpi uj.Si mund tjet serum e ta fusi tubin ne goj? Ke cdo foto qe keni publiku duket serumi e perkrah ti uji,uji qe pihet zakonisht nga humanet.Po ai fisqiri qe njofti gjyshen pse nuk shko nprokurori ose tdali me fytyr e me emer e ta denoncoj kte "konspiracion" qe po ben qeveria,po ja thot anonimisht Bardh Spahis,me kok karit ke PD-ja. Turp ku ka arrit kjo parti ,ben politik me jetet e njerzve . #CovidEkziston

    Përgjigju
    • Kok kari: 19/07/2020 19:03

      Te keqen e fjalorit qe paske o popull rrugaç

  • Votusi: 19/07/2020 15:21

    Po ce vrisni trurin...ne dim vet cfar bejm..keta sjan te sotmit..i njohim me renj e dhemball....kete pun do ken tani ..po ne dac lexo ne dac jo ....dhe varu lesht...

    Përgjigju
  • Une: 19/07/2020 15:13

    Rama ka te meta plot , por ju te opozites nuk shiheni me sy. I vetmi vende ne bote qe opozita urrehet me shume se pushteti. Edhe me vdekjet beni politike, plehra.

    Përgjigju
    • Mario: 19/07/2020 16:04

      FIKS!!!

  • Ehuu: 19/07/2020 15:01

    e di si bejne keta te pds sikur kur ishin keta shendetesia ishte e para ne bot. Po ju jeni shkaktaret kryesore qe shendetesia eshte ne kete gjendje. Kur ju ishit ne pushtet asgje nuk bet.

    Përgjigju
  • Geri: 19/07/2020 15:00

    Edhne Itali u pane ato pamje se nga andej u mor protokolli ne kohe krize para dy muajsh.Kur jane te intubuar nje tubo kalon frymarje dhe nje nje stomak per te mare “ushqimin”ose ujin me aparat .Ne kete rast eshte shishe uji pasi duhet uji te kaloj me pikatore ne stomak per derdhen e acideve.Pastaj lind pyetja pse me shishe e jo me qeska spitalore kjo eshte tjeter pune dhe mbetet per te diskutuar.Por jetojme kohe krize dhe te gjithe e dime sa dhe si i kemi spitalet.Verni masken ,desinfektoni duart,mbani distanc,pini vetem me got plastike dhe lani gojen ne mengjes e darke dhe duart kur urinoni se 80%te shqiptareve nuk i bejne keto te fundit .Futen ne tualet neper Bare e Lokale urinojne dhe kapin dorezat pa lare duart.Vjen tjetri kap doren e keshtu me radh .Se harrova lereni politiken ka kohe per të.Per tu mare e per te lene tere diten apo muaj e vitin.

    Përgjigju
    • @Geri: 19/07/2020 21:52

      Seriozisht e ke ti apo ke pire?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë