FRANCË- Mjeku anastezist- reanimator, Teni Kamberi nga Franca është ndalur të flasë për situatën e krijuar ndaj Koronavirusit! Në një lidhje me Skype për Report Tv, Kamberi ka deklaruar Franca nuk ka arritur ende kulmin e të infektuarave, por dita- ditës bilanci sa vjen dhe rëndohet, mjekët po lodhen, disa prej tyre janë infektuar, shtretërit mungojnë. Për shkak numrit të lartë të personave në gjendje të rëndë që janë mbi 6 mijë, ka nisur një solidaritet mes vendeve fqinje duke i dërguar ato në në Zvicër, në Luksemburg, në Austri dhe në Gjermani.
"Më kritike gjendja paraqitet me pacientë me sëmundje të rënda, të cilët janë të shtruar në reanimacion, numri i tyre ka shkuar në 6662. Duke ditur se Franca para epidemisë kapacitetin e ka pasur 5000. Janë marrë të gjitha masat për shtimin e shtretërve, thuajse e kanë dyfishuar, të gjitha operacionet e parashikuar janë anuluar për të shtuar sa më shumë hapësira në spitale. Janë transportuar mbi 506 pacientë reanimator me intubim dhe të gjitha makineritë që janë me respiratorë brenda Francës, mirëpo tani ka filluar edhe një solidaritet europian, për të transferuar pacientët në Zvicër, në Luksemburg, në Austri dhe në Gjermani. Kohët e fundit, duke filluar nga kjo fundjavë, është ndjerë mungesa e mjekëve, pasi ekipet po lodhen, ka një numër të madh të mjekëve që janë të infektuar. Ka edhe shumë vullnetarë që janë paraqitur, mjekë që kanë qenë në pension, të cilët po shkojnë po i ndihmojnë. Parisi ka pasur shumë nevojë për mjekë, dhe ata kanë filluar të transferojnë pacientë në zona të tjera të Francës", tha për Report Tv Kamberi.
Franca i mori masat me vonesë, e për pasojë pati edhe një numër të madh të të infektuarve, por Kamberi bën me dije se se pavarësisht kësaj ndëshkimet të ashpra. Pas tri kapjeve nga policia që ka dalë dikush pa justifikim, herën e katër shkon direkt në burg dhe gjobë mbi 3700 euro.
"E thjeshtë fare, ne e kishim mësimin e gatshëm nga Kina, nga fqinji ynë Italia, por nuk e respektuam. Mbajtja e njerëzve të mbyllur, filloi me vonesë në Francë. Por nuk është asnjëherë vonë, i bëj apel edhe bashkëatdhtarëve të mi, në Shqipëri, Kosovë edhe në ballkan, që të qëndrojnë në shtëpi, si e vetmja masa që kanë dhënë prova parandaluese nga COVID -19. Masat janë jashtëzakonisht të ashpra në Francë, mbas tre kapjeve që ka dalë dikush pa justifikim, herën e katër shkon direkt në burg dhe gjobë mbi 3700 euro", u shpreh Kamberit.
Si një mjek i Formula 1 në Grand Prix në Belgjikë, ai ka vlerësuar maksimalisht nismën për prodhimin e respiratorëve
"Është nismë shumë e rëndësishme nga Formula 1. Tani janë vënë në lëvizje të gjithë ata që kanë aftësi të prodhojnë respiratore. Edhe industria automobile janë duke na ndihmuar me prodhimin e respiratorëe sepse sa më shpejt t'i kemi, një iniciativë që duhet përshëndetur sepse mungesa është tepër e madhe", përfundoi Kamberi, teksa vuri theksin tek përdorimi i maskave.
"Një rekomandim për të gjithë botën është përdorimi i sa më shumë maskave, e cila ka kujdesin e veçantë, nëse vihet një herë nuk duhet prekur. Edhe nëse nuk ka shumë maska, duhet të prodhojmë vetë. Rekomandimi vjen edhe nga Ministria e Shëndetësisë së Francës që edhe ata pak që dalin, të përdorin maska", tha ai.
Aktualisht në Francë janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 82,165, persona e ndërsa kanë humbur jetën 6,507.