Mjeku shqiptar Albert Troci ishte në një lidhje skype nga Milano, Itali, me emisionin Repolitix, ku tregoi mbi situatën aktuale të shtetit fqinjë. Troci theksoi se në Bergamo për shkak të numrit të madh të testimeve, tamponët po shkonin drejt fundit.
“Në Itali ka patur luhatje në shifra, edhe pse kemi numër të lartë të personave që kanë humbur jetën, por fatmirësisht ka numër të ulët të infektuarëve dhe kjo na jep shpresë që kurba të ulet më tepër. Ne kemi vatra të vogla në familje, sidomos në Milano numri është shumë më i lartë nga ç'pasqyrohet në media. Edhe numri tamponëve po mbarohet nga testimi i lartë i individëve. Në Bergamo kemi edhe për 3 ditë akoma, presim të tjerë tampona të vijnë”, shtoi mjeku.
Ndërsa i pyetur nga moderator Denis Minga për faktin që Italia Veriore ka më shumë të infektuar, Troci shtoi: "Në Itali pjesa veriore ështe më e prekur, por pas 8 marsit Italia u kthye në zonë të kuqe dhe numri i të infektuarve u izolua, ndërsa në veri dyshohet që virusi ka qarkulluar më parë”, përfundon mjeku.