Epidemiologu: Protestat rrezik i madh, numri i të infektuarve mund të shkojë mbi 100 në ditë

Mbrëmjen e sotme në  emisionin "Repolitix" në Report Tv, folën mbi situatën aktuale mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku nga Tirana dhe mjeku Shpëtim Baci nga Italia të cilët bënë apel për ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve si dhe thirrje për të shmangur protestat apo  grumbullimet. Ulqinaku u shpreh se nëse protestat vazhdojnë me këtë ritëm numri i të infektuarve mund të jetë 3 shifror së shpejti.

“Nëse kemi distancim fizik nuk kemi pse të mbyllemi, por në të kundërt do të izolohemi. Për sa i përket grumbullimit nga protesta mund të kemi të infektuar edhe 3 shifror nëse vazhdon ky ritëm protestash. Duhet të tregojmë kujdes sepse për aq kohë sa çdo ditë ka raste nuk mund të themi që pandemia ka kaluar. Pjesa e verës na ndihmon. Vetëm se duhet të tregojmë kujdes në distancimin fizik dhe marjen e masave. Në mendimin tim hapja e futbollit duhet të ishte bëre me kohë nuk shoh arsye për të qëndruar i mbyllur dhe për shkollat vlen po e njëjta gjë”, tha Ulqinaku.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe mjeku  Shpëtmim Baçi, i cili fliste nga Parma.

“Grumbullimet në këtë periudhë nuk janë mirë...pasi marr shkas nga situata me Itali, dhe sidomos këto kohë duhen shmangur në maksimum. Duke qenë se sëmundja zgjat nga 1 deri në 14 ditë, na duhet të presim sepse nuk e shohim rezultatin në mënyrë direkte. Dhe protestat duhet të shtyhen sepse ka një numër të madh njerëzish qe kanë humbur jetën...duhet të tregojmë kujdes me këtë aspekt. Për aq kohë sa virusi është ne qarkullim virusi nuk ka kaluar ende...janë shumë raste. Kini kujdes”, përfundon Baçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kajo Karafili: 21/05/2020 09:44

    Rama me Veliajne duhet te ndiqen penalisht. Duke e ditur shume mire qe do kishte protesta, ato urdheruan shembjen e Teatrit. Nxiten ne menyre direkte perhapjen e virusit. Sipas kodit penal te miratuar nga Rama, kjo sjellje perben veper penale.

    Përgjigju
    • Ckemi: 21/05/2020 13:54

      Edhe un kshu them

  • Monika meta corona: 21/05/2020 00:11

    Ne kete kohe pandemie vetem sherbimi mjekesor jane ne anen e njerezimit, por dalin plagjiatoret e behen me mjeke e profesora me bllok ne dore te numerojne protestuesit. O i denofte zoti qe marrin njerezit me qafe se duan te shpetojne gjene e vjedhur. A kane nene,babe,moter,vella,femije t'i ndalojne keta protestues,se vete u kane bere shperlarje truri politiqenet.zoti i ndihmofte familjet e tyre nga virusi.

    Përgjigju
  • Virus: 20/05/2020 23:49

    Te behen 200 ne dite, dhe te mbarojne . Ca te mbese mos jete me mish per top me dy sy, dhe nuk do kete me Shqiptar qe ikin ...

    Përgjigju
    • Rrahman Gashi: 21/05/2020 10:13

      Njerëzit ikin sepse ka 7 vjet që populli varfërohet. Njerëzit ikin sepse kemi një parlament kukull, një qeveri dingas me maskarenj që grabisin pronën publike e bëjnë qëndra tregëtare e kulla me shkelje ligjore e fallsifikime. Por ju që nuk e rruani per të ardhmen e fëmijeve tuaj dhe i bëni fresk këtyre maskarenjëve jeni akoma edhe më maskarenj. Shqiptaret nuk ikin nga opozita o maskara. Do tja shihni hajrin edhe ju maskarenj narkodiktaturës

  • Doktori: 20/05/2020 23:20

    Uroj 1000 te infektuar dhe mos ti ofrohet asnje sherbim mjeksor....te vdesin gjith pran teatrit

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 20/05/2020 23:13

    Po kongresi i Ripjelljes?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit