Mjekuan në shtëpi Nuredin Dumanin pas plagosjes në atentatin ndaj Talo Çelës, lirohet kirurgu! 'Arrest shtëpie' për mjekun tjetër dhe infermierin

Mjekët Bledi Bërdalli dhe Julian Malaj si dhe infermieri Ermal Gjeci kanë dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë pasi i arrestuan sepse mjekuan dhe ndihmuan të shumëkërkuarin Nuredin Dumani, i cili ishte plagosur pas përplasjes me armë në Elbasan, mes Talo Çelës dhe Dumanit, ku ky i fundit shkoi t'i bënte atentat, por mbeti vetë i plagosur. Gjykata ka vendosur vetëm detyrim paraqitje për kirurgun Julian Malaj, ndërsa ‘arrest shtëpie’ për mjekun tjetër Bledi Bërdalla si dhe infermierin Ermal Gjeci.

Mjekët akuzohen për moskallëzim krimi, pasi nuk raportuan në polici se kishin mjekuar të shumëkrkuarin. Në deklarimet e tyre ata kanë thënë se nuk e njihnin atë dhe as kishin dijeni për të shkuarën e Dumanit.

Dje Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 'ushtarin' e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajn, ndërsa e dashura e tij, 20-vjeçarja nga Kosova Mirjet Hajdini është lënë në 'detyrim paraqitje'. Përpara trupit gjykues ajo është shprehur se nuk e dinte të shkuarën e Nuredin Dumanit, pasi ai i ishte prezantuar me emër tjetër.

Dumani u vu në pranga para dy ditësh vetëm pak orë pasi ishte plagosur pas përplasjes me armë që pati me Talo Çelën në Papër të Elbasanit. Pas atentatit ai u plagos dhe u strehua në Fier, por që u kap nga policia. Fillimisht u njoftua nga policia për BMW-në që u qëllua me breshëri dhe që ishte më targa të vjedhura në qytetin e Durrësit që në prill të vitit 2021. Mjeti BMW ishte i Nuredin Dumanit dhe pas shkëmbimit me armë zjarri që mendohet se ka pasur me Talo Çelën, braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave. Gjatë kontrollit policia gjeti në automjet një kallashnikov edhe një bidon me 5 litra benzinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
Mjekuan në shtëpi Nuredin Dumanin, lirohet kirurgu Julian Malaj! Detyrim paraqitje për mjekun tjetër dhe infermierin

1648643820_DUMANI2.jpg

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë për 2 mjekët dhe infermierin të cilët ndihmuan Nuredin Dumanin.

Gjykata ka vendosur vetëm detyrim paraqitje për kirurgun Julian Malaj, ndërsa ‘arrest shtëpie’ për mjekun tjetër Bledi Bërdalla si dhe infermierin Ermal Gjeci.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 03/04/2022 20:31

    Mjeke bashkepuntore te krimit te organizuar. Mjeke qe riparojne makineri vrastare per ti hedhur serish ne pellgje gjaku. Keta qe vetem emrin kane mjeke gjykata i le te lire. Perse? Se gjoja nuk kemi mjeke. Me mire djepi bosh sesa shejtani brenda. Turp per drejtesine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër