Përplasja me armë në Elbasan, lirohet e dashura 20-vjeçare e Nuredin Dumanit: Nuk e dija të shkuarën e tij, më ishte prezantuar me emër tjetër! Burg për 'ushtarin e tij! Shtyhet masa për 3 mjekët

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 'ushtarin' e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajn, ndërsa e dashura e tij, 20-vjeçarja nga Kosova Mirjet Hajdini është lënë në 'detyrim paraqitje'. Përpara trupit gjykues ajo është shprehur se nuk e dinte të shkuarën e Nuredin Dumanit, pasi ai i ishte prezantuar me emër tjetër.

Ndërkohë për 3 mjekët që kuruan të shumëkërkuarin, Bledi Berdalli Julian Malaj dhe Ermal Gjeci, seanca për caktimin e masës së sigurisë është shtyrë për ditën e nesërme.

Ata u arrestuan pas përplasjes me armë në Elbasan, mes Talo Çelës dhe Dumanit, ku ky i fundit shkoi t'i bënte atentat, por mbeti vetë i plagosur.

Hoxhaj, i cili u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet, akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, ndërsa  20-vjeçarja vetëm për akuzën "Përkrahja e autorit të krimit”.

Mjekët akuzohen për moskallëzim krimi, pasi nuk raportuan në polici se kishin mjekuar të shumëkrkuarin. Në deklarimet e tyre ata kanë thënë se nuk e njihnin atë dhe as kishin dijeni për të shkuarën e Dumanit.

Dumani u vu në pranga para dy ditësh vetëm pak orë pasi ishte plagosur pas përplasjes me armë që pati me Talo Çelën në Papër të Elbasanit. Pas atentatit ai u plagos dhe u strehua në Fier, por që u kap nga policia. Fillimisht u njoftua nga policia për BMW-në që u qëllua me breshëri dhe që ishte më targa të vjedhura në qytetin e Durrësit që në prill të vitit 2021. Mjeti BMW ishte i Nuredin Dumanit dhe pas shkëmbimit me armë zjarri që mendohet se ka pasur me Talo Çelën, braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave. Gjatë kontrollit policia gjeti në automjet një kallashnikov edhe një bidon me 5 litra benzinë.

Historia e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, që nga miq u shndërruan në armiq

Historia nis me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës më 27 prill 2020  dhe si edhe Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në 2 mars 2020, ku Nuredin Dumani akuzohet së bashku me Talo Çelën. Megjithatë, hetuesit kanë dyshime se mes Dumanit dhe Çelës ka patur mosmarrëveshje që pas eleminimit në Sinaballaj të Rrogozhinës të Klevis Kapllanajt.

3 ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit, në automjetin e tij mëngjesin e 17 shtatorit u vra dhe Bujar Çela. Kapllanaj dhe Dumani, sipas prokurorisë, kanë qenë miq. Pra dyshohet që Talo Çela ka ekzekutuar Klevis Kapllanajn, shokun e Nuredin Dumanit, prandaj ky i fundit në shenjë hakmarrjeje i ka vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:35
Historia e dashurisë së Nuredin Dumanit me vajzën nga Kosova, si e premtoi lidhje serioze, i takoi edhe prindërit! Përgjigja që i dha kur vajza i pa armën

20-vjeçarja, e dashura e Nuredin Dumanit ka rrëfyer se ky i fundit i është prezantuar me emrin Arvit Spahiu, madje i ka treguar edhe kartën e identitetit. Ajo ka zbuluar se e kishte prezantuar edhe me prindërit e saj pasi ishin në një lidhje serioze, e ndërsa Dumani e kishte gënjyer duke thënë se ai kishte familjen në Francë. Ndërkohë, 20-vjeçarja tha se ai mbante të njëjtën armë kudo me vete dhe se kur e kishte pyetur se përse dilte i armatosur i ishte përgjigjur “je e re për këto gjëra”.

Dëshmia e plotë
Shtetasja M. Hajdini ka deklaruar që është me shtetësi kosovare. Në muajin prill të vitit 2021, me shoqërinë e saj ka qenë tek lokal  “G***” në Gjilan.  Aty tek ai lokal, ngjitur me to ishin ulur edhe 2 shtetas të tjerë. Njërin nga ata e njihte dhe quhej Sh.Z dhe është nga Gjilani.

Ai ka një  qendër poligoni ne Gjilan dhe familja  e tij është disi e njohur në Gjilan. Kurse djalin tjetër që ishte me Sh. ishte hera e parë që e shihte dhe nuk  e njihte.

Atë ditë në lokal ky djali tjetër  i  ka  folur  dhe  i  kërkoi numrin  e  telefonit. M.  ia  ka  dhënë  numrin  dhe që atë di të  filluan  të  komunikonin  nga  telefoni.  Ai   kishte një numër celulari të Kosovës dhe jo të Shqipërisë, por nuk e  mban mend numrin.

Ai i është prezantuar me emrin  Arvit Spahiu dhe i tha se ishte nga Tirana dhe ndodhej  në  Kosovë  për punë, ku i ka treguar edhe një letër njoftim apo karte identiteti ,  ku emri ishte vërtete  Arvit Spahiu dhe fotoja ishte e tij. Letër njoftimi që i ka treguar nuk e d i se cilit shteti i përkiste por sqaron qe nuk ishte i Kosovës dhe i Shqipërisë.

Pasi kishte kaluar afro 1 muaj gjysmë që  nga  dita  që  u njohë dhe që takoheshin shpesh, thuajse çdo ditë, Arviti kërkoi që lidhja e tyre të bëhej serioze dhe donte të takonte prindërit e saj, ku i ka takuar dhe ata filluan të bashkëjetonin në një banesë me qira në Gjilan.

Arviti i ka treguar që familjen  e  tij  e  kishte në  Francë  dhe  për  këtë  arsye  nuk mund  ta  takonte.  Kur  kanë filluar  të bashkëjetojnë, ajo ka vënë re që Arviti mbante armë zjarri me vete, gjithmonë arma ka qene e njëjtë.

Arma ishte e zezë dhe kur dilnin a i e mbante në brez e kur vinin në shtëpi ai e linte në dhomë. Kur e ka pyetur se përse mbante arme ai i është përgjigjur “ti je e re, s’ke pse ti dish këto”.

 

Ora 15:05
Përplasja me armë në Elbasan, lirohet e dashura e Nuredin Dumani: Nuk e dija të shkuarën e tij, e njihja me identitet tjetër! Caktohet 'arrest me burg' për ushtarin e tij

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për 20-vjeçaren nga Kosova Mirjet Hajdini, e dashura e Nuredin Dumanit. Ndërkohë është lënë në burg 'ushtari'; i tij, 40-vjeçari Henrik Hoxhaj

20-vjeçarja ka deklaruar sot para trupës gjykuese se nuk e dinte që bashkëjetuesi i saj kishte probleme me ligjin. Ajo ka thënë po ashtu se Dumani i ishte prezantuar me identitet tjetër. 

"Nuk e kam pas idenë se mund të kishte identitet tjetër dhe se kishte probleme me ligjin. E njihja me emër tjetër", ka thënë ajo.

Avokati i 20-vjeçares tha për mediat se akuza që rëndon mbi të renë është vetëm ajo e 'përkrahjes së autorit' dhe se tashmë ajo është e lirë të kthehet në Kosovë.

"Pas pretendimeve të Prokurorisë, Gjykata vendosi 'detyrim paraqitje' pasi në përfundim akuza ishte vetëm për 'përkrahje të autorit'. Akuza për 'armëmbajtje pa leje ra'. Ajo deklaroi se njihet personin me tjetër identitet dhe se nuk i dinte akuzat ndaj tij. Kishte lidhje sentimentale dhe bashkëjetonin prej disa vitesh. Tani ajo është e lirë të kthehet në Kosovë dhe të paraqitet në ditët e caktuara pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit", tha avokati.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E dashura: 02/04/2022 17:33

    Po si nuk dinte gje e dashura !? Nje njeri 50 vjec me nje njeri 20 vjec ca lidhje ka, Dhe nje njeri me probleme, i pa pune, ne lek shume, Me jeten qe bente se kuptove gjasme ti bitch..?! Por te pelqyen leket dhe aventurat thuaj, Mos thuj sdija gje legene..

    Përgjigju
  • Phytt ca gjykate: 02/04/2022 15:31

    Si mor e lironi te dashuren ajo esht bashkepunetore ne krime . Si nuk e ditka ajo ? A e degjon kur flet ne tel ai a e shikon kur thur plane per te vra njerez ? A e shikon me arme e antiplum ? Si nuk e ditka me ca merret ? A e shikon qe rri i fshehur? Ajo ka pas rolin e bashkepunetores dhe vezhguses se nuk e ka majt per te ber sex ai

    Përgjigju
    • Jarii: 02/04/2022 18:15

      Bravo jaroo.kjo esht

    • Jari: 02/04/2022 17:31

      Po smerr vesh ti o shoku, e lirojne qe te shohin ke takon Dhe cfare veprimesh ben, se duan te shtojne provat dhe bashkepuntoret ! Po vazhdo ti bej nai pune, mos u merr me kto gjera..

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim