Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas garderobës për të fshehur lekët, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro   

Rreth 8 milionë euro cash, të fshehura në shtëpi, të renditura dhe të ndara në tufa 20, 50, 100 dhe 200 euro, u zbulua dhe u sekuestrua nga policia financiare e Napolit në shtëpinë e një mjeku që banon në Santa Maria la Carità dhe që ushtron aktivitetin e tij në Pompei.

Sipas mediave italiane, mjeku nuk ka mundur që të justifikojë origjinën e parave që u sekuestruan.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia zbuloi një “kasafortë” të vendosur pas një gardërobë dhe të shndërruar në një lloj vendi të fshehtë për të ruajtur të sigurta paratë.

Krahas shumës së madhe policia gjeti dhe sekuestroi edhe të gjithë dokumentacionin që lidhet me veprimtarinë e tij profesionale.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari