TIRANË - Një mjeshtër i duroaluminit u arrestua nga policia pasi përndiqte prej një muaji një infrmiere të shprehej se e donte e dëshironte një lidhje me të, por kjo e fundit e refuzonte. Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë 30-vjeçarin G.Toçi ndërsa tentonte të hapte me kartë bankomati derën e blinduar e të hynte me forcë në banesën e 31-vjeçares nga Lushnja me banim në Rrugën e Kavajës.
Ata ishin njohur rreth tri vite më parë edhe kishin dalë së bashku disa herë. Gjithsesi marrëdhënia e tyre nuk kishte shkuar më shumë se kaq.
Një muaj më parë, Toçi i kërkoi vajzës me profesion infermiere por që punonte në një linjë “Call Center”, që të dilnin sërish, por vajza refuzoi. Pas kësaj Toçi, nisi ta përndiqte vajzën kudo që ajo lëvizte, madje edhe në kafe, apo gjatë kohës që shkonte për në punë.
Këtë të hënë pasdite, Toçi shkoi sërish në adresën ku banonte vajza bashkë me të motrën dhe i kërkoi asaj t’i hapte derën. Por pas refuzimit të kësaj të fundit, Toçi tentoi të hynte me dhunë në shtëpinë e 31-vjeçares duke përdorur një kartë banke për hapjen e derës së blinduar. Në këtë kohë infermierja, njoftoi policinë e cila mbërriti duke arrestuar në flagrancë mjeshtrin e duroaluminit me akuzën e dhunimit të banesës dhe të përndjekjes.
I arrestuari pranoi përpara hetuesve se nuk e dinte që për këto veprime mund të arrestohej pasi qëllimi i tij ishte të bindte vajzën që të lidhej me të.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com