Mjeshtri i Kung Fu-së
nxjerr tym dhe zja

Mjeshtri i Kung Fu-së<br />nxjerr tym dhe zja
Një burrë kinez ka habitur të gjithë me një shfaqje të veçantë ndërsa nxjerr tym dhe zjarr nga goja e tij, nëpërmjet fuqisë së quajtur CHI. Mjeshtri i Kung Fu-së, Lui Fei, nxjerr tym për rreth 3 minuta ashtu si dhe zjarr, nëpërmjet një proçesi të ndërlikuar me një lloj tallashi të veçantë. Performuesi i arteve marciale nga Mianyang  në jug perëndim të Kinës arrin ta realizojë këtë gjë të habitshme pa ndihmën e askujt.

Ai fillimisht mbush gojën me masën e tallashit dhe më pas i fryn vetes me një freskuese me anë të veshit dhe nëpërmjet vrimës së hapur si tunel në gojën e tij, nis të dalë tym dhe më pas zjarr. Megjithatë spekulimet në internet thonë se kjo është e pamundur dhe dyshojnë se performuesi mund të ketë një thëngji të fshehur diku çka shkakton zjarrin dhe tymin.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri