‘Mjeshtri i madh’ Mihallaq Andrea, koncert me serenata korçare në teatrin e Korçës, rezervon dy këngë të reja! I ftuar special Redon Makashi

Kantautori i njohur korçar Mihallaq Andrea këtë të shtunë ka mbajtur koncertin recital. Të shumtë ishin në sallën e teatrit të Korçës dashamirësit e artistit, të cilët ndoqën koncertin për rreth një orë e gjysëm, ku herë pas herë së bashku me të kënduan serenatat korçare të kompozuara nga vetë kantautori.

Mihallaq Andrea rezervoi dy këngë të reja të kënduara për herë të parë në skenë, shoqëruar nga orkestra dhe vokalet. Një risi e këtij koncerti ishte riorkestrimi i të gjitha këngëve të para të kantautorit Korçar.

Mihallaq Andrea tha se nuk duhet të kemi frikë që këngët dhe serenatat Korçare që këndohen me orkestra të ndryshme. Ndërsa për kthimin në skenë, ai tha që do jetë gjithmonë aty kur ta kërkojë publiku.

I pranishëm në koncertin rezital të Mihallaq Andreas ishte edhe kantautori Redon Makashi, i cili tha se ishte emocionuese të ngjitej në një skenë me të, këngëtarin që e dëgjonte që në kohën kur ka qenë fëmijë.

Motra e kantautorit, Meri Andrea ka ardhur nga SHBA për të ndjekur koncertin e të vëllait.

Ovacionet e publikut e kthyen disa herë Mihallaq Andrean të këndoj në fund të koncertit.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mohamed Salah foto me familjen për Krishtlindje, 'masakrohet' në komente

Mohamed Salah foto me familjen për Krishtlindje, 'masakrohet' në komente