Mjeshtri i madh Robert Ndrenika
feston sot ditëlindjen e 75-të

Mjeshtri i madh Robert Ndrenika<br />feston sot ditëlindjen e 75-të
10 janar, një datë e rëndësishme për kinematografinë shqiptare.

Si sot, para 75 vjetësh ka ardhur në jetë mjeshtri i madh i teatrit dhe kinematografisë shqiptare Robert Ndrenika. Ai ka lindur në 10 Janar të vitit 1942.

Ndrenika është cilësuar si një ndër aktorët më të mëdhenj të historisë së kinemasë shqiptare.

Kontributi i tij në botën e kinematografisë është shumë i madh ku numëron plot 30 role në film si dhe shumë role në teatër ku mund të veçohen “Vangjeli” te “14 vjeç dhëndër”, apo roli i Qazim Mulleti tek “Prefekti”.
 
Ai është vlerësuar me çmime të shumta si “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit”, “Nderi i Kombit“. 

Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim, në 75 vjetorin e ditëlindjes së mjeshtrit të madh Robert Ndrenika i kanë bërë një vizitë në shtëpinë e tij duke i dhuruar një tortë dhe një letër, të cilën e kanë titulluar ” Letër për një mit!”.

[gallery]20510[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre