Policia Kufitare e Vlorës dhe ajo në Dhërmi kanë asistuar me ndihmën e tyre disa pushues të cilët mbetën të bllokuar në det duke lundruar me mjetet e tyre lundruese.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, për t’iu shkuar në ndihmë 4 shtetasve, të cilët pasi janë lokalizuar, së bashku me mjetin e tyre lundrues, janë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, në Triport, në gjendje të mirë shëndetësore.
Një tjetër mjet lundrues ka pësuar defekt në plazhin e Livadhit në Dhërmi. Shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi janë organizuar për t’iu shkuar në ndihmë, duke shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, në breg, mjetin lundrues që kishte pësuar defekt, së bashku me personat në bord, pa probleme