TIRANË- Një 17-vjeçare është përplasur nga një mjet rreth orës rreth orës 20:00 në Kamëz, tek bulevardi "Blu".
Drejtuesi i mjetit është F.K., u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të mëtejshme. E plagosura me iniciale B.H. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet akoma gjendja shëndetësore e të miturës. Sipas policisë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Komento