TIRANE- Ministria e Kulturës ka deklaruar dje një fond për mbështjetjen e krijimtarisë letrare shqiptare, nëpërmjet së cilit u vendos të financoheshin 10 autorë me një shumë prej 250.000 lekë.
Në deklaratën e MK-së theksohet se në thirrjen për këtë konkurim u paraqitën 57 drafte krijimtarie, të cilat iu nënshtruan për rreth një muaji procesit të përzgjedhjes nga ana e jurisë së përbërë nga Çapajev Gjokutaj, Ardian Vehbiu, Ben Andoni. Në përfundim të procesit vlerësues, juria përzgjodhi këta autorë L. Lleshanaku, R. Çupi, I. Azizaj, J. Papagjoni, A. Dedja, A. Leka, R. Çollaku, G. Krasniqi, G. Banushi, D. Levani.
Deklarata e Ministrisë së Kulturës mbyllet edhe me një urim konkret, ku shkuhet ndër të tjera se “uron 10 fituesit me bindjen se do të arrijnë të çojnë deri në fund projektet e tyre dhe t’i japin lexuesit vlera letrare të mirëfillta.”
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Gusht 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com