/ATSH / - Gjatë një viti, Ministria e Mjedisit së bashku me Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit, zhvilloi provimet për pajisjen me çertifikatën e ekspertit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Auditimit Mjedisor. Kjo është një rrugë në vazhdim për të rritur cilësinë, ndërgjegjësimin dhe forcimin e kapaciteteve në këtë fushë. Objektivi kryesor i raporti të Vlerësimit të Mjedisit është të identifikojë ndikimet e mundshme negative mjedisore të projekteve të reja të zhvillimit, planeve apo programeve.
Ministria e Mjedisit do të rrisë bashkëpunimin me universitetet përkatëse për të organizuar programe të përbashkëta, por dhe projekte, të cilat do të sjellin përmirësime në fushën e mjedisit
/Shqiptarja.com
Ministria e Mjedisit do të rrisë bashkëpunimin me universitetet përkatëse për të organizuar programe të përbashkëta, por dhe projekte, të cilat do të sjellin përmirësime në fushën e mjedisit









