MMSR: Keqardhje për akuzat e PD:
Arsimi profesional 1 nga prioritetet

MMSR: Keqardhje për akuzat e PD:<br />Arsimi profesional 1 nga prioritetet
TIRANË - Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike kundrejt ish-ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, kandidati i së majtës për Bashkinë Erion Veliaj.

PD e akuzon Veliajn se premton mashtrime, pasi gjatë periudhës që ka drejtuar këtë ministri nuk ka ndërtuar asnjë shkollë pçrofesionale, edhe pse disktonte shumë për to.
 
Ndërsa MMSR në reagimin e saj thekson se shpreh keqardhje për akuzat e se Arsimi profesional është një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare dhe si i tillë ka marrë vëmendje maksimale nga MMSR.
 
Sipas Ministrisë rritja e regjistrimeve në arsimin profesional me 40% gjatë vitit shkollor 2014 – 2015 është prova më e qartë e suksesit tonë në këtë drejtim
“Shprehim keqardhjen për akuzat e lëshuara sot në adresë të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë lidhur me arsimin profesional.Arsimi profesional është një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare dhe si i tillë ka marrë vëmendje maksimale nga MMSR. Rritja e regjistrimeve në arsimin profesional me 40% gjatë vitit shkollor 2014 – 2015 është prova më e qartë e suksesit tonë në këtë drejtim.”- thuhet në reagim.
 
Reagimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Shprehim keqardhjen për akuzat e lëshuara sot në adresë të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë lidhur me arsimin profesional.
 
Arsimi profesional është një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare dhe si i tillë ka marrë vëmendje maksimale nga MMSR. Rritja e regjistrimeve në arsimin profesional me 40% gjatë vitit shkollor 2014 – 2015 është prova më e qartë e suksesit tonë në këtë drejtim.
 
Gjatë 18 muajve punë nga ministri Veliaj dhe stafi i MMSR-së janë hapur:
 
· Shkolla e re “Herman Gmeinner”, pranë Fshatit SOS, Tiranë, e fokusuar në përgatitjen e nxënësve për Drejtimin mësimor “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” (TIK). Kurrikula e kësaj shkolle është hartuar në bashkëpunim me ekspertë austriakë dhe synon përafrimin me nivelet e shkollave austriake;
 
· Drejtimi Mekanikë në shkollat profesionale në Tiranë, mbyllur që në vitin shkollor 1996-1997 me ish Politeknikumin “7 Nëntori”;
 
· Drejtimi mësimor Peshkim, në shkollën “H. Çela”, Durrës i cili kishte më tepër se 6 vjet që nuk funksiononte më;
 
· Drejtimi Gjeologji Miniera, pranë Gjimnazit të Bulqizës, kualifikim që nuk ofrohej që nga ’91, që shërben jo vetëm për arsimimin e të rinjve në këtë profesion, por edhe për aftësimin profesional të punëtorëve aktualë në minierë;
 
· Kanë filluar punimet në objektin e ri të shkollës “Kolin Gjoka”, Lezhë.
 
- Është investuar për ndërtime të reja dhe rikonstruksion në shkollat “P. Sota”, Fier, “A. Broci”, Shkodër, “H. Cela”, Durrës, “Ndre Mjeda” Bushat, “Sali Ceka”, Elbasan. Për vitin 2015 investimet në sektorin e Arsimit Profesional janë rritur me plot 50% duke arritur nivelin e tyre më të lartë.
 
MMSR do të vazhdojë punën e saj në sektorin e arsimit profesional në përputhje me Strategjinë e Punësimit dhe Aftësimit 2014 – 15.
 
Duke i mirëkuptuar dyshimet e Partisë Demokratike lidhur me ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në këtë sektor, që për 8 vjet me radhë ishte lënë në mëshirë të fatit, i ftojmë përfaqësuesit e kësaj force të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm pranë MMSR-së dhe nëse është e nevojshme të na bashkohen në një tur të të gjitha investimeve në arsimin profesional.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor